'Truri' i Shpresave largohet nga grumbullimi, Kombëtarja U-21 me dy emra të rinj

'Truri' i Shpresave largohet nga grumbullimi, Kombëtarja U-21 me dy emra të rinj

Ekipi U-21 në përgatitje para kualifikueseve

Kombëtarja U-21 e futbollit vijon me përgatitjet në Stamboll, për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2025 kundër Armenisë dhe Rumanisë. Trajneri Alban Bushi do duhet të bëjë pa "trurin" e ekipit, me mesfushorin Adrian Pajaziti që është larguar nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi. Pas konsultave me stafin mjekësor, është parë e udhës që djaloshi të lërë kuqezinjtë për të mos vështirësuar gjendjen e tij.

Enis Asani dhe Arlind Rexhepi janë bashkuar ditën e sotme me ekipin në Stamboll, pas pajisjes me pasaporta shqiptare dhe do të vihen menjëherë në dispozicion të teknikut Alban Bushi. Skuadra do të zhvillojë edhe sot përgatitjet në Turqi, ndërsa nesër do të niset drejt Armenisë.

Më 8 shtator, kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë në transfertë ndaj ekipit armen, duke nisur nga ora 19:00, ndërsa takimi i radhës i Shqipërisë U-21 do të jetë ai kundër Rumanisë në ‘Elbasan Arena’, më 12 shtator në ora 18:30.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kurti: Kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave kufizuese

Kurti: Kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave kufizuese