Truri juaj mund të jetë i lodhur? Mjeku popullor, Ylli Merja në Report Tv: Bëhu mjek i vetes, ja si ta dalloni përballë pasqyrës dhe mënyrat e kurimit të tij

Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ në Report Tv mjeku popullor Ylli Merja tregoi për llojet e dhimbjeve të kokës, si t’i kuptojmë se nga çfarë vuajmë dhe kurimin e tyre përmes bimëve medicinale.

Ai theksoi se janë disa faktorë që na tregojnë për llojin e dhimbjes së kokës që mund të kemi, gjithashtu për sëmundjet e ndryshme nga të cilat mund të vuajë një person. Një ball me rrudha sipas tij mund të tregojë një tru të lodhur.

“Ky ka nevojë që këto neurone t’i ushqejë më mirë, e para ky duhet të largojë stresin. një ballë i çelur i qeshur do të nënkuptojë nëj tru i celur, i ushqyer dhe i harmonizuar me proceset e tij psiqike” shpjegoi ai.

Sipas mjekut alternative nuk ka një lidhje të drejtpërdrejt me moshën:

“Absolutisht nuk ka një lidhje të drejpërdrejt me moshën. Duhet ta lexojmë, asgjë nuk na kushton, një minutë përpara pasqyrës dhe mund të shikojmë nëse kjo pjesa e ballit ka rrudha ushqe sistemin nervor. Së pari dil në ajër të pastër, pi një çaj bimorë dhe hidhi pas krahëve ato problematikat e jetës që mund të kesh. Krahas tyre do fillojnë të krijohen rrudha tek sytë të cilët vazhdojnë deri afër veshëshvesepse aty kemi një qendër tjetër nervi” tha ai.

Mënyrat për të lehtësuar dhe kuruar dhimbjet e ndryshme të kokës mund t’I gjejmë në kurat bimore dhe çajrat e ndryshëm bimorë:

Lulja e murrizit ose dhe fruit I murrizit, lëngu i shegës së egër është një ushqyes I mrekullueshëm që e ushqejnë dhe I japin frymëmarrje sistemit nervor. Lulja e murrizit jep efekt të menjëhershëm, përbërësit kalojnë menjëherë në ujë ndërsa fruti do pak më shumë kohë’’ u shpreh ai.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Energji e rinovueshme për objektet publike në Mirditë, BE mbështet realizimin projektit

Energji e rinovueshme për objektet publike në Mirditë, BE mbështet realizimin projektit