PD 500 mijë dollarë nga Rusia, KQZ rrit kontrollin ndaj partive! Do raportojnë me detaje financuesit në sistem online

Të dhënat e raportit të inteligjencës amerikane se Rusia ka financuar në mesin e 24 shteteve edhe Partinë Demokratike  me 500 mijë dollarë në 2017-ën, vunë në lëvizje Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi artikuloi publikisht nevojën që ngriti pas takimit me kryediplomaten Yuri Kim dhe përfaqësues të partive, se ligji për financimet politike do të ndryshojë.

I pari element që do të preket është mënyra se si raportojnë partitë. KQZ propozon që çdo burim financiar i partive të bëhet në një sistem online,  i aksesueshëm për publikun por që të ruajë të dhënat personale.

“Ndryshimet e ligjit për financimin në thelb të kenë rritjen e monitorimit, kontrollit… etj. Kqz ka prezantuar objektivin për të dixhitalizuar sistemin e raportimit të financimeve. Kjo rrit drejt për drejti transparencën. Aktualisht raportimi me letër. Ndryshimet duan kohë, buxhet e vullnet. Ne aktualisht harxhojmë shumë kohë për analizimin e të dhënave që vijnë në formë raportimi me letër. Shpesh pa arritur të kuptojmë siç duhet atë çka ndodhur. istemi duhet të ofroj mundësi të aksesohet e lexohet qartë raporti dhe të dhënat e tij.

Ndryshimet duhet të konsiderojnë vendosjen e rregullave për financimin edhe nga palët e treta. Interesi i shumë aktorëve mbi financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore ishte një nga diskutimet në tryezën e qershorit.

Angazhimi i IDEA për të mbështetur KQZ dhe dixhitalizimin do na ndihmojë që këtë objektivë ta arrijmë në kohë. KQZ është e hapur dhe fton aktorët e interesuar në financimin e partive politike që të kontribuojnë. Ka si qëllim unifornizimin e tyre, qartësi në çfarë kërkohet, qartësi në pasqyrimin e asaj që është raportuar, si për të ardhurat e donacionet, ashtu dhe për shpenzimet. Të dhënat kryesore për raportet financiare të partive do të bëhet online. Është me rëndësi të themi që sistemi të jetë i programuar në mënyrë të tillë që të interesuarit të shkarkojnë të dhënat në formate të ndryshme.

Do të jenë 3 aspekte, procesi i raportimit nga partitë politike, marrja nga KQZ e raporteve dhe të publikimit dhe aksesit online. IDEA sot na jep një draft si ti realizojmë këto pika Stafi i KQZ ka nisur prej kohësh nga puna për të dizejnuar termat teknikë të kontrollit dhe auditimit si dhe publikimit të të dhënave”, tha Celibashi.

Në këtë hap, institucioni i administrimit zgjedhor në Shqipëri ka asistencë nga Këshilli i Europës dhe Instituti Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistencë Elektorale. Eksperti i IDEA-s, Wouter Wolfs, qartësoi atë se çfarë duhet të përmbajë sistemi digjital, ku thekson e vë tek detajimi i të dhënave nga partitë politike mbi financuesin. Duke mos e konsideruar vendin imun ndaj influencave ruse, mazhoranca e përkrah ndërhyrjen në ligj. Sipas ligjit aktual, partitë politike raportojnë në KQZ, raportohet me të dhënat për burimet financiare, si dhe për shpenzimet e tyre.

Publikimi i financimeve politike

  1. 1.Lehtësia e përdorimit të sistemit
  2. 2.Aksesueshmëria në system
  3. 3.Cilësia e informacionit në sistem
  4. 4.Inforamcioni sa më i detajuar në zëra
  5. 5.Mundësia e kërkimit të informacionit
  6. 6.Mundësia e përpunimit të Informacionit
  7. 7. Verifikueshmëria e informacionit

Kjo tryezë teknike që  solli së bashku përdoruesit kryesorë të ardhshëm të një sistemi dixhital të raportimit të financave: stafin e KQZ-së, zyrtarët e financave të partive politike, si dhe shoqërinë civile erdhi pas raportit të SHBA që bëri me dije se në 2017, Partia Demokratike ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:49
Tryeza për sistemin për financimin e partive politike, përfaqësuesi nga Finlanda: Databaza verifikon rastet kur donacionet vijnë nga burime në konflikt me ligjin

1663576448_Screenshot2.jpg

Përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë në Finlandë, Niklas Wilhelms ka folur për sistemin për financimin e partive politike duke thënë se databaza verifikon burimin dhe veçon rastet kur janë në konflikt me ligjin.

“Në vendim t’i raportohen donacionet ne vlerë mbi 5 000 euro. Databaza verifikon burimin veçanërisht kur burimi është përtej kufirit. Databaza veçon rastet kur donacionet janë realizuar nga burime në konflikt me ligjin. Në fund të procesit institucioni i auditit dërgon një raport final në Kuvend ku evidentohen të gjitha problematikat nëse ka dhe masat përkatëse që duhet të ndërmerren për partitë përkatëse”, tha Wilhelms.

Ora 10:44
Eksperti i IDEA: Sistemi online për raportet e financave të partive politike do të ndalojë donacionet me origjinë të palejuar, jep alarmin sa herë shfaqen problematika

1663576890_WhatsAppImage20220919at10.32.48AM.jpeg

Wouter Wolfs ekspert i IDEA ka publikuar disa rekomandime për sistemin dixhital duke treguar se sistemi do të ndalojë donacionet me orgjinë të palejuar ose do të japë alarmin kur të ketë burime të paligjshme. Teksa merr shembullin e Çekisë, thotë se operohet me llogari të hapura bankare që të shihen cilat janë donacionet.

“Vendet më të errëta në Europë e kanë sistemin online. Pra këtë kanë një tendencë që të kenë transparencë. Shqipëria jo vetëm ka potencialin por mund të bëhet lider në këtë fushë pra transparencës në financimet përmes dixhitalizimit.

Shqipëria falë teknologjisë që ka në posedim mund ta realizojë me ritëm të shpejtë këtë proces. Ka vende si Rumania, Mali i Zi…etj që kanë hedhur disa hapa. Avantazh është fakti se kur hidhen të dhënat nga partitë, sistemi ndalon donacionet me origjinë të palejuar. Ose jep alarmin kur lidhet me emra donatorësh në vende që nuk shihen pozitive apo persona shoqëri me problematika të caktuara.

Sistemi user friendly jep të dhëna të detajuara, gjithëpërfshirës dhe është i verifikueshëm, në kohë reale. Rast i transparencës është Çekia. Atje operohet me llogari bankare të hapura për donatorët. Pra partitë kanë llogari të aksesueshme nga të gjithë ku shihen se cilat janë donacionet”, tha Wolfs.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dada: 19/09/2022 10:35

    hahaha Duke qene online ju mendoni se ato do ti deklarojne te gjitha, jo more jo do ti fshehine parap dhe do te deklarojne ato qe duan vete partit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës