'Tryezë për një', modeli më i ri i restorantit në kohë koronavirusi

'Tryezë për një', modeli më i ri i restorantit në kohë koronavirusi

Foto nga restoranti

Të rikthehemi në normalitet pas kësaj periudhe izolimi prej koronavirusit, do të jetë shumë e vështirë.

Një tryezë, një karrige, një shportë kashte dhe asnjë kontakt çfarëdo është modeli më i ri i restorantit në Suedi.

Mund të tingëllojë ekstreme, por një çift suedez ka sjellë një mënyrë të zgjuar.

Sipas medias së huaj, ideja lindi në një moment urgjence, në të cilën shmangia e vendeve të mbushura me njerëz dhe tubimet është bërë një detyrim.

Tashmë të gjithë mund të shijojnë një drekë në natyrë në fshat.

“Nëse doni të hani në restorant, të paktën bëjeni atë në stil”, thuhet në faqen e internetit të restorantit të lindur në qytetin e vogël të Ransäter.

Quhet Bord för en (që në suedisht do të thotë “tryezë për një”) dhe përshkruhet si “Një nga më restorantet e sigurta në kohën e Covid”.

Foto nga menuja

Drejtuar nga kuzhinieri Rasmus Persson dhe gruaja e tij Linda Karlsson, restoranti do të marrë vetëm një rezervim në ditë. Ushqimi serviret direkt në shportën e kashtës, përmes një litari.

Restoranti do të hapet në 10 maj dhe mbyllet më 1 gusht. Të dy pronarët kanë këshilluar tashmë që pasi të ketë mbaruar dreka, do të bëhet dezinfektimi, por jo para se të kenë kaluar 6 orë.

Tre menu do të shërbehen çdo ditë të cilat mund të ndryshojnë herë pas here, por gjithmonë duke përdorur përbërës të vendit bio.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale