Tubim në Gjirokastër në 8 dhjetor për shqiptarët e vrarë në Greqi, Artan Hoxha: Autoritetet s'japin leje

Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha zbuloi për emisionin "Repolitix" se është kërkuar nga disa qytetarë zhvillimi i një tubimi në Gjirokastër për shqiptarët e vrarë në Greqi ditët e fundit. Data e tubimit është zgjedhur 8 dhjetori, pikërisht ditën kur në Bularat do mbahet një ceremoni nga minoritarët për Konstandin Kaçifa, ekstremisti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me RENEA-n mesditën e 28 tetorit.

Artan Hoxha thotë se tubimi është kërkuar të zhvillohet përpara konsullatës në qytetin e Gjirokastrës pranë sheshit të heroit Çerçiz Topulli, por autoritetet nuk kanë dhënë leje.

Ka edhe një iniciativë tjetër nga disa qytetarë të cilët janë mjaft të zhgënjyer nga qëndrimi që kanë mbajtur deri dje autoritetet shqiptare jo vetëm për Kaçifën, por edhe për ngajrjet e fundit që kanë ndodhur në Greqi, humbjen e jetës së 7 shtetasve shqiptarë në 2 javët e fundit. Është lajmëruar për në datën 8 dhjetor, ditën kur do mbahet një ceremoni përkujtimore për Kaçifën. Në sheshin "Çerçiz Topulli" i cili ndodhet përpara konsullatës greke, është njoftuar një tubim i cili synon që të grumbullojë sa më shumë shqiptarë me simbole kombëtare. Edhe pse është kërkuar një leje për këtë tubim, për 48 orë me radhbë policia e Gjirokastrës nuk ka miratuar grumbullimin për në datën 8. Nga kontakti që kam pasur sot me organizatorët, më kanë thënë se tubimi do zhvillohet sipas orarit dhe vendit të caktuar. Janë bërë ftesa në rrjetet sociale për një prani të madhe të shtunën e 8 dhjetorit në shesh në Gjirokastër. 

Artan Hoxha, gazetar investigativ i Report Tv

Gjithashtu gazetari investigativ raporton se Gjirokastra do jenë në shtetrrethim nga forcat e rendit para dhe pas ceremonisë së minoritarëve në Bularat për të 40-at e Kaçifës. Siç raporton Artan Hoxha, forca të shumta të anti-terrorit ndodhen përgjatë kufirit të gjelbër me Greqinë (Lexo këtu), për të parandaluar hyrjen në territorin shqiptar të ekstremistëve grekë, ndër ta edhe persona që tashmë janë shpallur "non grata" nga autoritetet shqiptare. Fjala është për listën me 54 persona që u ndalohet hyrja në vendin tonë, por gjithashtu ekziston edhe një listë tjetër shumë më e gjërë se kjo, për persona të identifikuar si aktivistë antishqiptarë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale