Tulipani i rrallë shqiptarë mes pasurive botërore, ambientalisti Abdulla Diku: Janë vlerë e jashtëzakonshme, vetëm 250 të tilla në të gjithë botën

TIRANË- Në shqipëri lulëzojnë shumë lule dhe bimë të cilat janë tepër të veçanta. Ato rritën vetëm në disa zona të caktuara. Inxhinieri I pyjeve Abdulla Diku në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli” shpjegoi se cilat janë lulet e veçanta dhe të rralla që nuk rriten në vende të tjera si tulipani dhe shafrani shqiptar:

“Shafranët është fiks koha e tyre, janë bimë shumë interesante, shumë të bukura jo vetëm për t’u parë  janë edhe shumë të rëndësishme edhe në aspektin mjekësor.Shafranët ndryshe quhen edhe lulet e dëborës, ato lulëzojnë pavarëissht se janë në dëborë, këto mbijnë edhe kur dëbora ëhstë 10 cm” tha ai.

“Tulipani shqiptarë është lulja më e bukur që ekziston në trojet shqiptare dhe pritet që të cel për dy javë, është bimë 100% shqiptare nuk ka asnjë bimë tjetër të ngjashme me të.Numri I luleve të këtij lloji është 250 në të gjithë globin, është një numër shumë I kufizuar, I cili është vlerë e jashtëzakonshme, por jemi të shqetësuar që edhe mund të zhduket. Tulipani kosovës është pak më i përhapur se tulipani shqiptarë, i cili është shumë i vështirë për tu rikuperuar nëpërmjet farës” tha z.Abdulla për këtë lule unike dhe 100% shqiptare.

Inxhinieri I pyejeve Abdulla Diku tregoi edhe për një tjetër lule të veçantë e cila mund të gjendet në afërsi të Tiranës, sezoni I lulëzimit të saj fillon për 10 ditë:

"Gjithashtu është edhe një tjetër lule e cila është më e përhapur e cila quhet Narcist, atë mund ta gjejmë në dy zona kryesore në Shishtavec në Kukës dhe pak kilometra larg Tiranës në Xibër” përfundoi ai .

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët