LONDËR- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e nesërme takimin me shqiptarët në Londër, në kuadër të turit të diasporës. Takimi do të zhvillohet në orën 12:00 me orën lokale. Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale nga salla ku nesër në Londër do takohet me shqiptarët e Anglisë.
Rama shkruan ‘Gati shqipe, ready to go! Mirutakofshim nesër!’ Kryeministri nesër do të vijojë turin e radhës me diasporën në Londër në këtë sallë
Ky është takimi radhës me diasporën, ndërsa për herë të parë në zgjedhjet 2025 i është i hapur rruga edhe votës së emigrantëve.
Më herët, kryesocialisti Rama ka zhvilluar takime me shqiptarët në Selanik e Athinë, në Itali si edhe në SHBA.
Në të gjitha takimet e zhvilluara me shqiptarët e Greqisë, Italisë e Nju Jorkut, Kryeministri i ka bërë thirrje emigrantëve që të votojnë për Partinë Socialiste, si e vetmja forcë politike në Shqipëri që do e bëjë vendin anëtare të Bashkimit Europian brenda kësaj dekade.
Na nxirrni ndonjë video te atyre qe ka marre me vete, jeni media e pavarur.
Përgjigju