Turisti çuditet nga ajo që sheh në rrugë, i çon videon në Instagram policisë dhe merr falenderime (VIDEO)

Një shtetas i huaj, vizitor në Shqipëri, është çuditur teksa në rrugë para automjetit të tij ka parë të udhëtojë një kamion i mbingarkuar me kashtë. Ka komunikuar me Policinë e Shtetit në faqen zyrtare të saj në Instagram, ku i ka nisur një video nga udhëtimi  i rrezikshëm i kamionit që në kthesë mund edhe të përmbyset si pasojë e mbingarkesës duke rrezikuar edhe të tjerët në rrugë. Policia, e cila ka marrë mesazhin denoncues të turistit, ka ndërhyrë duke identifikuar mjetin të cilin e ka gjobitur me 3 mijë lekë të rinj.

Në shenjë falenderuese për besimin e dhënë përmes raportimit të situatës, Policia e Shtetit i është përgjigjur turistit duke e njoftuar se shqetësimi i tij u adresua dhe se drejtuesi i automjetit u gjobit.

"Ndjesë për shqetësimin. E mora numrin tuaj në faqen e Policisë në Instagram. Dua të sinjalizoj një sjellje anormale, mjeti në kthesën e parë mund të përmbyset duke dëmtuar veten dhe përdorues të tjerë të rrugës” Ndërhyni ju lutem...”, shkruan turisti teksa i ka ofruar policisë edhe videon nga ecja e kamionit të ngarkuar me kashtë.

Policia Rrugore e Korçës thotë se masa administrative ndaj drejtuesit të mjetit kundravajtës i është dërguar në adresën e banimit përmes Postës Shqiptare.

"Së bashku mund ta bëjmë rrugën më të sigurtë! Qëllimi është që çdo drejtues mjeti të mbërrijë e/i sigurtë në destinacion", shprehet policia.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite