Turizëm dhe siguri, qyteti bregdetar në Spanjë krijon qendrat e vaksinimit për pushuesit

Turizëm dhe siguri, qyteti bregdetar në Spanjë krijon qendrat e vaksinimit për pushuesit

Foto ilustruese

SPANJË- Jeta e gjallë e natës dhe bukuritë e natyrës janë kombinimi perfekt dhe një atraksion për turistët, ndaj dhe në qytetin bregdetar Benidorn në Spanjë për të shmangur një tjetër valë të COVID-19 janë hapur qendra vaksinimi për pushuesit.

“Unë mendoj se ky është një mesazh sigurie që duam t’ua ofrojmë turistëve tanë”, ka thënë kryebashkiaku i Benidornit Antonio Perez.

Për të hyrë në Spanjë duhet patjetër të paraqesësh certifikatën e vaksinimit dhe një test negativ PCR, ndërsa nëpër bare dhe restorante ky nuk është ende një kusht.

Kjo është krijuar gjithashtu me shpresën se ky do të jetë një tjetër atraksion turistik.

Arsyeja e krijimit të qendrave të vaksinimit në qytetin bregdetar, është për shkak se kohët e fundit janë rritur në mënyrë drastike infektimet e COVID-19 dhe një reagim të madh kanë edhe turistët.

Industria e turizmit në Spanjë ka arritur filluar të gjallërohet sërish, pas një periudhe të gjatë dhe të vështirë për shkak të pandemisë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?