Turizëm në pandemi! Bullgarët të dashuruar pas Vlorës: Është si Italia, na pëlqen shumë

Fauna dhe bota nënujore e plazheve të Vlorës ka qenë këtë herë në zgjedhjen e disa  sportistëve Bullgarë të apasionuar pas peshkimit.

3 ditë peshkim, në ujërat e Karaburunit kanë qenë një eksperiencë e veçantë për djemtë bullgarë. Ata rrëfejnë përjetimet,  atë se çfarë kanë parë dhe çfarë shije u ka lënë ky udhëtim i radhës për të njohur botën nënujore, ndonëse itinerari i tyre zhvillohet në situatë pandemie.

“Është bukur këtu, është si Italia më pëlqen, pamja është e mrekullueshme”, tha një turist i ardhur nga Bullgaria.

Pepi, një tjetër i ri, tregon se veç bukurive dhe pasurisë mbi dhe nën ujë që Vlora ofron, ka ndeshur në një fenomen jo fort të bukur për faunën detare. Gjuetia e peshkut me mënyra të ndaluara, peshkimi me dinamit dhe rrjeta jo të përshtatshme, është duke dëmtuar rëndë botën nënujore.

“Ajo që nuk më pëlqen është mënyra e gabuara se si gabuara, kemi takuar disa djem që peshkojnë në mënyra të ndaluara me dinamit. Nuk duhet ta dëmtojnë faunën nënujore, është e tmerrshme”, tha një tjetër.

Peshkatarët e ardhur nga Bullgaria  shpresojnë rikthimin në qytetin bregdetar, i cili sipas tyre ka një natyrë të mrekullueshme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot