Këtë vit , Shqipëria ka përjetuar sezonin e saj më të mirë turistik, me shifra rekord vizitorësh të huaj. Sipas të dhënave të INSTAT për 8-mujorin e 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar arriti gati 7.2 milionë persona (7.190.410).
Numri i shtetasve të huaj pësoi një rritje prej 26.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në kulmin e sezonit turistik, që është muaji gusht, në vend kanë hyrë rreth 2 milionë shtetas të huaj, ose 18.3% më shumë sesa gushti i një viti më parë. Ndërkohë vendin e vizituan mbi 1.7 milionë vizitorë të huaj gjatë muajit korrik, ndërsa në qershor mbërritën mbi 1 milionë shtetas të huaj.
Sipas INSTAT, në Gusht 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 1.951.489 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 40.106 dhe 12.335 shtetas.
Në Gusht 2023, krahasuar me Gusht 2022, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur:
– për qëllime personale me 18,2%;
– për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 22,5%;
– për biznes dhe qëllime profesionale me 34%.
Të dhëna të tjera të Ministrisë së Turizmit bëjnë të ditur se shtetasit nga Kosova vijojnë të zënë pjesën më të madhe të hyrjeve në Shqipëri, me rreth një të tretën. Këtë vit, për herë të parë italianët kaluan të dytët me rreth 10%, të ndjekur nga vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me nismën e Kishës Katolike për ndalimin e simboleve komuniste?
-
Po
35.7%
-
Jo
58.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 227
Lajme të tjera
-
Zhvillimi i turizmit po krijon realitete të reja për ekonominë dhe sistemin bankar
24 Nëntor, 17:57
-
Vlore/ ‘Pavarësia’, hotelet dalin me paketë turistike festive: 2500 lekë nata për person, përfshirë dhe mëngjesin
21 Nëntor, 17:00
-
BERZH: Qeveria shqiptare, dy paketa gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e qytetarëve dhe rritjen e pagave! Turizmi, sektori me performancën më të lartë
21 Nëntor, 13:10
-
7 mln turistë të padeklaruar! Shifrat zyrtare nxjerrin zbuluar evazionin në turizëm, nga 8.2 mln të huaj vetëm 1.2 milionë u akomoduan në hotele
20 Nëntor, 14:12
-
Pr.buxheti 2024/ Të ardhurat pritet të arrijnë në 6.5 mld euro, turizmi e pagat peshën kryesore
19 Nëntor, 16:54
-
Revista polake: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin e aventurave të paharrueshme
19 Nëntor, 10:25
-
FOTOLAJM/ Pamje piktoreske të maleve shqiptare të shkrepura nga Otranto ️️
16 Nëntor, 22:15
-
Faqja e njohur britanike: Shqipëria destinacioni 'hot' evropian për 2024-n
16 Nëntor, 15:26
-
Rama publikon artikullin e medies italiane: Shqipëria, në rrugën e duhur për të rrëmbyer titullin e 'Mbretëreshës së Turizmit 2024'
14 Nëntor, 16:51
-
Rama: 400 milionë euro për rritje pagash në 2024! Kemi zbritje të borxhit si asnjëherë! Reformën në Drejtësi e solli PS, jo Amerika! S'ka të paprekshëm
13 Nëntor, 16:57
-
Pr.buxheti 2024, Kumbaro: Kemi pasur bum turistik, së shpejti në Kuvend ligji i ri për turizmin! Vitin tjetër fokus menaxhimi i mbetjeve
13 Nëntor, 13:15
-
Media italiane: Shqipëria në rrugën e duhur për një rekord të ri turistik në 2024
13 Nëntor, 09:34
Vje tjetri per funeral, keto e shenojne si turist or teeeejjjjj
PërgjigjuMos harroni te fusni edhe ne lista edhe ata te 10 viteve te fundit. Keto duhet te jene te dhena patronazhistash ose ripjedhsash ose xhepistas te kuq si Ramushi
PërgjigjuOre jemi shume dakort me turistat, por te marrim shembull se keto turista harxhuar afersisht 500 Eur/person, pra i bie qe jane ne qarkullim 350 mln Eur!!! Une nuk kam pare gje, po ju?
Përgjigju