Turizmi e nis vitin me rënie! Në janar 2021 erdhën 25.7% më pak shtetas të huaj krahasuar me 2019, nuk zhgënjen Kosova

Turizmi e nis vitin me rënie! Në janar 2021 erdhën 25.7% më pak shtetas të huaj krahasuar me 2019, nuk zhgënjen Kosova

Turizmi e nis vitin 2021 me rënie. Në muajin e parë të vitit në vend kanë herë vetëm 185.329 shtetas të huaj, nga 249.461 që erdhën në janar të 2019, duke pësuar një rënie me 25.7%. Shkak për këtë është pandemia dhe mbyllja e kufijve, nga shumë shtete të Bashkimit Evropian dhe jo vetëm. Sipas INSTAT me të vetmit shtete me të cilët është regjistruar rritje e lëvizjeve është me Kosovën dhe Zvicrën, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Greqia me 87,0 % dhe Spanja me 73,0 %, krahasuar me Janar 2020.

Nga Kosova në janar të 2021, kanë ardhur 87.690 qytetar nga 77.632 shtetas që erdhën në janar të 2020, kur nuk kishte nisur pandemia COVID-19.  Ndërsa nga Zvicra erdhën 2.394 persona nga 1.626 në 2020. Ndërkohë në total në muajin e kaluar në territorin shqiptar kanë hyrë 405.799 shtetas të huaj dhe vendas me një rënie prej 41,5, krahasuar me vitin e kaluar.

Në këtë periudhë të vitit rënia më e madhe e hyrjeve të huaja është për qëllime turizmi, pavarësisht se bardhësia e dëborës në muajin e kaluar tërhoqi shumë turistë kryesisht nga shtetet fqinje.

Vetëm  lëvizjet për qëllime fetare kanë pasur rritje në muajin e parë të vitit. Por nga ana tjetër edhe shqiptarët nuk kanë arritur të dalin jashtë vendit për shkak të masave kufizuese. Në muajin janar daljet jashtë vendit nga shtetasit shqiptar janë tkurrur me 48,8 %.

LËVIZJET E SHTETASVE TË HUAJ

Viti 2020          249.461 shtetas

Viti 2021          185.329 shtetas

Diferenca           -64132 shtetas

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen