TIRANË- Patriotizmi dominoi edhe turizmin e vitit 2021. Më shumë se 46% e turistëve që kanë hyrë në Shqipëri në vitin e kaluar ishin nga Kosova. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave pavarësisht rimëkëmbjes së turizmit në vitin e kaluar, përsëri ende jemi larg periudhës së para-krizës.
Në vitin e kaluar kanë hyrë në Shqipëri 5,688,649 shtetas të huaj, ose rreth 11% më pak se në 2019, kohë kur kishin ardhur në total 6,406,038 shtetas të huaj. Madje sipas të dhënave nuk janë kapur as shifrat e vitit 2018, kur hynë në vend 5.9 milionë të huaj.
Ndërkohë në raport me vitin e vështirë të pandemisë, numri i turistëve është dyfishuar.
“Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2021 është 5,688,649, duke u rritur me 2,1 herë, në krahasim me vitin 2020. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në vitin 2021, është 4,190,786, duke u rritur 44,2 %, krahasuar me vitin e mëparshëm. Gjatë vitit 2021, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 4,6 herë, Spanja me 4,5 herë dhe SHBA me 3,9 herë, krahasuar me vitin 2020’, thuhet në raportin e INSTAT.
Në vitin e kaluar vetëm nga Kosova kanë ardhur në vend 2,640,447 shtetas. Ndërkohë sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë deri në muajin qershor shpenzimet e të huajve në Shqipëri ishin në 687 milionë euro ose 167 milionë euro më pak, në krahasim me janar-qershor 2019.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?
-
Po
18.7%
-
Jo
75.2%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 214
Lajme të tjera
-
Eksportet në krizë/ INSTAT: U tkurrën me mbi 22% në tremujorin e parë të vitit! Industria e tekstileve ‘në kthetrat’ e zhvlerësimit të euros
17 Prill, 14:51
-
'Princesha e re e Lindjes', Rama poston foto nga revista franceze: Surprizë e këndshme në aeroportin e Parisit
15 Prill, 13:21
-
Revista spanjolle: Shqipëria, destinacion me mrekulli natyrore dhe kulturore
15 Prill, 08:52
-
'Delicious Australia': Shqipëria, një nga destinacionet evropiane më të mira për pushime në 2024
11 Prill, 16:39
-
Epokë e re e turizmit, të ftuarit në 'Përballje': Kemi resurse pa fund! Duhet nxitur prodhimi vendas, turistët nuk vijnë të hanë mish Brazili
10 Prill, 14:33
-
Klodian Tomorri: Nevoja urgjente për të mbrojtur qytetarët nga shitja e hiçit
10 Prill, 10:32
-
Niveli më i ulët prej vitit 2021, inflacioni zbret në 2.3 %! INSTAT: Mallrat po shtrenjtohen, përveç karburantit
8 Prill, 16:51
-
Tirana tre ditë qendër e turizmit europian, për herë të parë organizohet një mbledhje e Organizatës Botërore të Turizmit
7 Prill, 14:34
-
Revista kanadeze: Shqipëria, destinacioni turistik në rritje i Evropës
7 Prill, 13:28
-
'Metro': Zbuloni Shqipërinë, një nga destinacionet parajsë më të përballueshme në Evropë
6 Prill, 08:56
-
Kumbaro: Tirana sot është destinacioni i 365 ditëve, gati për të pritur takimin e Organizatës Botërore të Turizmit
5 Prill, 15:16
-
'Nine': Shqipëria tërheq një numër rekord turistësh australianë në 2024
5 Prill, 10:17