Turizmi në 2021 nuk arriti shifrat e parakrizës! Deri në dhjetor erdhën 5.6 mln shtetas të huaj, 11% më pak se në 2019

Turizmi në 2021 nuk arriti shifrat e parakrizës! Deri në dhjetor erdhën 5.6 mln shtetas të huaj, 11% më pak se në 2019

Foto ilustruese

TIRANË- Patriotizmi dominoi edhe turizmin e vitit 2021. Më shumë se 46% e turistëve që kanë hyrë në Shqipëri në vitin e kaluar ishin nga Kosova. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave pavarësisht rimëkëmbjes së turizmit në vitin e kaluar, përsëri ende jemi larg periudhës së para-krizës.

Në vitin e kaluar kanë hyrë në Shqipëri 5,688,649 shtetas të huaj, ose rreth 11% më pak se në 2019, kohë kur kishin ardhur në total 6,406,038 shtetas të huaj. Madje sipas të dhënave nuk janë kapur as shifrat e vitit 2018, kur hynë në vend 5.9 milionë të huaj.

Ndërkohë në raport me vitin e vështirë të pandemisë, numri i turistëve është dyfishuar. 

“Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2021 është 5,688,649, duke u rritur me 2,1 herë, në krahasim me vitin 2020. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në vitin 2021, është 4,190,786, duke u rritur 44,2 %, krahasuar me vitin e mëparshëm. Gjatë vitit 2021, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 4,6 herë, Spanja me 4,5 herë dhe SHBA me 3,9 herë, krahasuar me vitin 2020’, thuhet në raportin e INSTAT.

Në vitin e kaluar vetëm nga Kosova kanë ardhur në vend 2,640,447 shtetas. Ndërkohë sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë deri në muajin qershor shpenzimet e të huajve në Shqipëri ishin në 687 milionë euro ose 167 milionë euro më pak, në krahasim me janar-qershor 2019.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Teknologjia dhe inteligjenca artificiale/A do zëvendësojë mjekun? Inxhinieri bioteknik tregon si roboti kreu ndërhyrjen e vështirë kirurgjikale

Teknologjia dhe inteligjenca artificiale/A do zëvendësojë mjekun? Inxhinieri bioteknik tregon si roboti kreu ndërhyrjen e vështirë kirurgjikale