Turizmi në Shqipëri/ Në 8 muaj në Shqipëri kanë hyrë mbi 5.6 milionë të huaj, tejkalohet viti 2019 me 796 mijë turistë më shumë

Më shumë se 5.6 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri, në tetë muaj. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave thuhet, se në raport me 8-mujorin e vitit të kaluar numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri është rritur me 29.3%. Vetëm në gusht sipas raportit në vend kanë hyrë 1.7 milionë të huaj.

“Gjatë tete mujorit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 4,1 herë dhe Greqia me 2,1 herë, ndërsa Maqedonia e Veriut ka pasur rritjen më të ulët me 6,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021”, thuhet në raportin e INSTAT.

Madje janë tejkaluar edhe rezultatet e vitit 2019, pasi në tetë muajit e atij viti në vend kishin hyrë 4,8 milionë të huaj.

Dalja nga izolimi ka dhënë impakt të drejtpërdrejtë në shtimin e lëvizjeve, jo vetëm për hyrjet por edhe për daljet jashtë vendit. Sipas të dhënave nga janari në tetor kanë dalë jashtë vendit 3.8 milionë shtetas shqiptar duke u rritur me 34.7%. 

Në tetëmujorin e vitit 2022, hyrjet dhe daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj sipas mënyrës së udhëtimit paraqiten: 

Numri i shtetasve që kanë hyrë: 
-Nga pikat ajrore është rritur me 91,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; 
- Nga pikat detare është rritur me 46,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; 
- Nga pikat kufitare tokësore është rritur me 22,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 
Numri i shtetasve që kanë dalë: 
- Nga pikat ajrore është rritur me 2,0 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; 
- Nga pikat detare është rritur me 55,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
- Nga pikat kufitare tokësore është rritur me 27,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, vijon raporti.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kryesupaxhiu shqipfoles: 27/09/2022 09:35

    Jane emigrant shqiptar! Te huajt s’kane pse te vijn ne kete vend te shpifuuuuur! Edhe emigrantet kthehen se mos u vjedh token Rilindja, jo per te bere pushime. Efharisto

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria shpërblim 5 mijë lekë për pensionistët, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Georgina Rodriguez në Katar, pritja e jashtëzakonshme që i është bërë bukuroshes (VIDEO)

Georgina Rodriguez në Katar, pritja e jashtëzakonshme që i është bërë bukuroshes (VIDEO)