Turizmi në Valbonë, ‘thesari’ i braktisur mes alpeve

Petku i bardhë ia shton magjinë luginës së Valbonës. E ndodhur mes Alpeve shqiptare, ajo ka qenë ndër vite e preferuar sidomos nga turistët e huaj.

Por ky sezon dimëror e gjen të braktisur Valbonën. Kjo për shkak të mungesës së energjisë elektrike prej së paku tre javësh si dhe problemeve me infrastrukturën.

"Sivjet Valbona nuk ka qenë e zhurmshme si vitet e tjera. Krahasuar me vitet e tjera ka pasur jashtëzakonisht turistë., Sivjet ka qenë e varfër. Për vitin që shkoi të gjitha rezervimet u anuluan. Vetëm në fundjavë kemi punuar em gjysëm kapaciteti. Tani ën dimër nuk ka ndonjë rezervim. Mund të ketë raste sporadike. 1 ose 2 tavolina. Dhe një dhomë në muaj. Mungon infrastruktura. Nuk ka një pistë skish që njerëzit të argëtohen. Edhe energjia elektrike ka raste që ikën", tha një operator turistik.

Administratorët e bujtinave thonë se mungesa e energjisë krijoi humbje financiare po aq sa pandemia.

"Problemi kryesor në Valbonë është infrastruktura. Turistët mahniten m,e alpet shqiptare. Nëse ne nuk kemi punë lidhet me familjet tona direkt. Besoj se çdo vit e më shumë të huajt do vijnë por ne duhet të ndërhyjmë në infrastrukturë e energji" u shpreh një tjetër operator turistik.

Por fshati turistik nuk përballet vetëm me mungesën e energjisë elektrike. Kryebashkiaku i Tropojës Rexhë Byberi thotë se në Valbona mungon rrjeti i ujësjellës-kanalizimeve.  Ai preton se këto probleme do të marrin zgjidhje brenda 2021-shit.

"Në Valbonë ka pasur probleme për sa i përket infrastrukturën. Në bashkëpunim me qeverinë do ndërhyhet këtë vit. Ka pasur problem për sa i përket ujërave të zeza dhe furnizimit me ujë të pijshëm. Pothuajse këto probleme janë zgjidhur. Është miratuar dhe lëvruar fondi. Pritet të filloje puna. Problem është edhe energjia elektrike. Ka qenë dehe vazhdon të jetë një gangrenë. Po edhe aty këtë vit do sistemohet tensioni i lartë. Besoj se edhe Valbona do të marrë atë që meriton dhe nuk do të ketë probleme për sa i përket infrastrukturës", tha Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi. 

Valbona, që e ka marrë emrin nga lumi me ujë të kristaltë hijeshon si në verë ashtu dhe në dimër, ndaj nuk duhet humbur mundësia për të shijuar bukuritë këtij fshati fantastik me njerëz mikpritës.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Basha poston foto me Kurtin pas votimit për Kosovën në KiE: Duke ndarë gezimin e kësaj arritje të madhe

Basha poston foto me Kurtin pas votimit për Kosovën në KiE: Duke ndarë gezimin e kësaj arritje të madhe