Turizmi, Rama publikon shifrat dhe videon: Ja si janë rritur vizitorët e huaj të Shqipërisë! Turistët: Vijmë çdo vit në Durrës, nxjerrim mallin për vendlindjen

Kryeministri Rama në pikun e sezonit veror ka ndarë në Facebook disa shifra që dokumentojnë numrin e vizitorëve të huaj krahasuar me një vit më parë. Rama shkruan se nuk janë llogaritur këtu kosovarët të cilët prej 1 qershorit hyjnë lirisht pa ndaluar në kufirin tonë. 

Rama ka publikuar një video ku pushues dhe turistë të ndryshëm vendas e të huaj ku flasin për bukurinë e qytetit të Durrësit tashmë edhe më të pastër. Në videon e publikuar pushtuesit në Durrës e përshkruan si një ndër destinacionet perfekte për të kaluar pushimet. 

'Durrësi përmes syve dhe fjalëve të turistëve shqiptarë e të huaj, të cilët vlerësojnë unanimisht PASTËRTINË e këtij sezoni, rezultat i një pune të nisur përditë qysh shtatorin e kaluar, nën drejtimin e ministres së Turizmit e Mjedisit dhe me bashkëpunimin e ngushtë të kryebashkiakëve të vijës bregdetare; po kanë fjalë të mira edhe për shërbimet hoteliere, çmimet e arsyeshme dhe sigurinë

Nga Italia, Danimarka e kombësi të tjera, shumë prej turistëve ia besojnë Durrësit për të disatën herë pushimet e tyre, duke nënvizuar përmirësimet që shohin çdo vit e më shumë'- shkroi Rama. 

Sipas shifrave, numri i vizitorëve në muajin korrik krahasur me një vit më parë është rritur me 21.9%. Numri i turistëve në qershor, ndryshe nga viti që lamë pas është rritur me 45%.

'Ja si janë rritur vizitorët e huaj të Shqipërisë turistike në muajt qershor e korrik, si edhe në 7 ditët e para të gushtit

*nuk llogariten këtu shtetasit e Kosovës, të cilët prej 1 qershorit hyjnë lirisht pa ndaluar në kufi'- shkruan Rama. 

Shifrat e publikura nga Rama në Facebook

Kujtojmë se në bazë të dhënave të raportuara nga INSTAT, në 6 muajt e para të këtij në Shqipëri kanë hyrë rreth 2.55 milionë qytetarë, shtetas shqiptarë ose të huaj, një rritje shumë e madhe krahasuar me një vit më parë kur ishin 1.68 mln hyrje në vend, ndërkohë që është tejkaluar ndjeshëm edhe viti 2019, i fundit normal para nisjes së pandemisë së COVID-19.

Edhe ky sezon dominohet nga kosovarët, pasi këtë gjashtëmujor kanë hyrë në vend 12,6 % më shumë shtetas nga ky vend. Janë në total mbi 969 mijë shtetas kosovarë që kanë hyrë në Shqipëri në këtë gjashtëmujor, nga rreth 861 mijë që ishin në të njëjtën periudhë vjet. Pastaj me numrin më të lartë të hyrjeve është Maqedonia e Veriut me 289 mijë, ndjekur nga Greqia e Mali i Zi me nga mbi 199 mijë. Sipas raportit rritjen më të madhe e kanë regjistruar hyrjet nga Greqia me 5,1 herë me të njëjtën periudhë të vitit 2021.Sa i përket daljeve nga Shqipëria, INSTAT raporton se gjatë muajit Qershor 2022, janë 1.262.925 duke shënuar një rritje me 44,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Qershor 2022 janë 498.857. Krahasuar me Qershor 2021, ky numër është rritur me 34,2 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Qershor 2022, janë 764.068. Krahasuar me Qershor 2021, ky numër është rritur me 52,3 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë gjashtëmujorit të parë të 2022, është 2.519.533 duke u rritur 47,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:36
Rama publikon VIDEON nga Durrësi përmes syve të turistëve: Qyteti më i bukur që ekziston edhe në botë! Dua të vij çdo vit

Sezoni turistik në Shqipëri ka një rritje të konsiderueshme, të turistëve nisur kjo edhe nga numri i vizitorëve të publikuar nga Rama në Facebook. Rama ka publikuar një video ku pushues dhe turistë të ndryshëm vendas e të huaj ku flasin për bukurinë e qytetit të Durrësit tashmë edhe më ta pastër.

'Vijmë çdo vit edhe kënaqësi, nxjerrim mallin për vendlindjen. Kam 27 vite që jetoj jashtë, ushqimi deti kaq pranë, pastërtia, shumë fresh mbi të gjitha mirësjellja.'- tha një pushues

'Jetoj në diasporë, vij me qejf në Shqipëri. Dua të vij në çdo vit këtu. Kam qenë në çdo vend të Evropës, por Durrësi ka një vend shumë të bukur, në përgjithësi Shqipëria ka një pastërti të lartë me ujin kristal.- tha një tjetër pushues

'Më shtrenjtë i keni në Prishtinë sesa në Durrës.'- tha dikush

'Kemi 3 vite që vijmë në Shqipëri dhe ndihemi shumë mirë. Hoteli është i bukur, na pëlqen. Këtu jemi edhe të sigurt, se mesa shoh në rrugë nuk ka vjedhje.- tha një pushues nga Italia.

'Qyteti më i bukur që ekziston jo vetëm në Shqipëri po në botë'- tha një vizitore.

'Është vend i bukur, pak i vogël por jo i mbipopulluar'- tha një i huaj.

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 12/08/2022 01:00

    LERI BUDALLIQET O RAMA ,,,DURRESI DUHET TE PRISHET NGA TEUTA E DERI NE QERRET,,,,NUK BEHEN PALLATE MBI RERE,,,JEPJA ALABARIT KETE ZONE TA QENDISE E TA ZHVILLOJE AI....///

    Përgjigju
  • A. N.: 11/08/2022 14:42

    Frutat e detit po i sjellin nga Spanja sepse nuk ka me interes qe te peshkohen ne vend.

    Përgjigju
  • Vin: 11/08/2022 12:52

    Jepeni edhe ujin e detit me konçension se me shum do vijn.Pika qe sju bie mburrje kot.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 11/08/2022 11:34

    Edhe me shume do te vijne nese do te kete plazhe publike dhe do te ofrohet me shume siguri ne plazhe.

    Përgjigju
  • Bravo: 11/08/2022 10:55

    Por lini plazhe të lira për njerzit se s'latë vend pa rrjepur. Po të na lini rehatë më shumë do vijnë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin