Turku kapet me bono thesari me vlerë 92 milionë dollarë në Aeroportin e Shkupit! Ia zbuloi skaneri në çantë

Turku kapet me bono thesari me vlerë 92 milionë dollarë në Aeroportin e Shkupit! Ia zbuloi skaneri në çantë

Foto arkiv

Bono thesari me vlerë 92 milion dollarë amerikanë u konfiskuan sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Bonot e thesarit, konkretisht 184 letra me vlerë, secila 500 000 dollarë u gjetën në çantën e një shtetasi turk I cili zbriti në aeroport nga fluturimi I Stambollit. Ka qenë skaneri që ka zbuluar letrat me vlerë ndërsa burri kishte deklaruar se nuk kishte asgjë me vete.

Bonot janë gjetur në katër dosje, të vendosura në një çantë dore të zezë.

Drejtori i Doganave, Stefan Bogoev tha se letrat me vlerë janë një nga instrumentet që kontrabandohen për të bërë pastrim parash.

Gjykata Themelore e Shkupit mori vendim, me të cilin janë konfiskuar gjitha bonot e thesarit, kurse personit të dyshuar iu është shqiptuar gjobë në të holla sipas Ligjit për punë me deviza. Letrat me vlerë do t’i dorëzohen Agjencisë për Menaxhimin me Pronat e Konfiskuara.

Ky aksion llogaritet të ketë thyer rekordin në llojin e vet për nga vlera e konfiskimit, shkruajnë mediat e shtetit fqinj.

Drejtori i doganave, Stefan Bogoev në Maqedoninë e Veriut 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Marrëdhënia me SPAK-un pro-aktive, në ditët në vijim do të dorëzoj vetë dosjen me informacione për të gjitha çështjet

Veliaj: Marrëdhënia me SPAK-un pro-aktive, në ditët në vijim do të dorëzoj vetë dosjen me informacione për të gjitha çështjet