Turpërimi 5-1 nga Eintracht Frankfurt, Bayern shkarkon trajnerin Niko Kovaç

Turpërimi 5-1 nga Eintracht Frankfurt, Bayern shkarkon trajnerin Niko Kovaç

GJERMANI- Niko Kovac nuk do të jetë më trajner i Bayern Mynih. Rezultati turpërues ndaj Eintracht Frankfurt ka qenë kulmi për Niko Kovaç, dhe i ka kushtuar edhe rolin e trajnerit te bavarezët. 

Ditën e djeshme, Bayern u mposht 5-1 nga ish- skuadra e Niko Kovac Eintracht Frankfurt. Në kohën që Kovac drejtonte Eintrachtin ishte kthyer në makth për Bayernin, por duket se kjo gjë nuk ka ndryshuar vetëm se makthin kësaj radhe e përjetoi pikërisht kroati. 

Ata janë në vendin e katërt, por për një skuadër e cila është mësuar me dominimin total të Bundesligës, është zhgënjyese. Me shkarkimin e Niko Kovaç, shanset janë të shumta që të ikë dhe vëllai i tij, Robert Kovaç i cili mbante rolin e zv.trajnerit, por ekipi në dy ndeshjet e ardhshme do të drejtohet nga Hans-Dieter Flick, një figurë e njohur për futbollin gjerman pasi ka qenë ndihmës trajner i Joachim Loë tek kombëtarja gjermane. 

Pritet të shihet se kush do të jetë trajneri i ardhshëm, ndërkohë mundësia më e afërt është Jose Mourinho pasi momentalisht është dhe pa ekip. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat këtu

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat këtu