Turqi/ 4,674 raste të reja të të infektuarve me COVID-19 dhe 123 të vdekur brenda 24 orëve, Erdogan: Vendi në rrethim 4-ditor nga 22 prilli

Të paktën 4,674 raste të reja të të infektuarve me koronavirus janë shënuar në Turqi gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 123 persona kanë humbur jetën. Të dhënat u bën me dije nga Ministria turke e Shëndetësisë.

Sipas të dhënave zyrtare deri tani në Turqi janë realizuar rreth 673,980 teste. Numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 90,980, ndërsa 2,140 persona të tjerë kanë humbur jetën dhe 13,430 janë shëruar pas infektimit.

Vendi do të jetë nën një shtetrrethim 4-ditor, i cili hyn në fuqi nga mesnata e 22 prillit dhe do të zgjas deri në 26 Prill. Urdhri u mor nga Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan me qëllim parandalimin e përhapjes më tej të virusit vdekjeprurës.

Turqia ka filluar gjithashtu prodhimin e ventilatorëve të prodhuar në vend, ndërkaq presidenti Erdogan njoftoi se grumbulli i parë i tyre ishte dorëzuar tashmë në një spital të sapo ndërtuar në Stamboll.

  • Sondazhi i ditës:

    7 dite para zgjedhjeve, a ju janë ofruar para ose favore në këmbim të votës?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

’Pa Gjurmë’/ Zhdukja e Bleona Matës reagon nëna e Begzim Isës: Vajzën nuk e rrëmbeu im bir, por gjejeni…