Turqi/ Gjykata dënon gazetarin turko-gjerman Deniz Yücel me mbi 2 vjet burg

Turqi/ Gjykata dënon gazetarin turko-gjerman Deniz Yücel me mbi 2 vjet burg

Gazetari gjermano-turk i ‘Die Welt’, Deniz Yücel është dënuar në mungesë me dy vjet e nëntë muaj burg nga një gjykatë në Stamboll të Turqisë.

I akuzuar për ‘përhapjen e propagandës’ për Partinë Popullore të Kurdistanit (PKK), një grupim që është i jashtëligjshëm në Turqi, si edhe për ‘nxitje të urrejtjes’ përmes shkrimeve të tij të botuara në gazetën gjermane, çështja prej kohësh ka shtuar tensionet midis Ankarasë dhe Berlinit zyrtar dhe ka zgjuar reagimin e publikut, mediave dhe zyrtarëve te lartë gjermanë.

Yücel kaloi një vit në burg në Turqi pa u akuzuar pasi u arrestua atje më 14 shkurt të vitit 2017. Arrestimi dhe burgosja e tij shkaktuan një krizë diplomatike midis Berlinit dhe Ankarasë përpara lirimit dhe kthimit të tij në Gjermani, pasi ai ka edhe nënshtetësi gjermane

Arrestimi i Yücel u bë si pjesë e goditjes masive të disidentëve të dyshuar në prag të grushtit të dështuar të shtetit më 16 korrik 2016.

Kritikët e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan thonë se presidenti ka përdorur përpjekjen për grusht shteti si një pretekst për të hequr qafe kundërshtarë të padëshiruar, përfshirë shumë gazetarë, aktivistë për të drejtat e njeriut dhe avokatë.

Po sipas kritikëve, më shumë se 200 gazetarë janë ende në burg ose në pritje të gjykimit, të akuzuar për terrorizëm.

Qeveria turke ka akuzuar gjithashtu gazetarin Yücel se ka kontakte me klerikun Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja akuzon se qëndron pas përpjekjes për grusht shteti.

Avokati i tij, Veysel Ok, tha që çështja e Yücel është unikale sepse ai ishte një korrespodent i huaj i profilit të lartë i cili kishte qenë një objektiv i përsëritur i politikanëve të lartë në Turqi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet