Turqi/ Shpërthimi i fuqishëm në fabrikën e fishekzjarreve në Sakarya, të paktën 4 viktima dhe 97 të plagosur (VIDEO)

Të paktën 4 viktima dhe 97 njerëz të plagosur, është bilanci pas një shpërthimi  në një fabrikë të fishekzjarreve në provincën Sakarya në Turqinë veriperëndimore.

Sipas autoriteteve në vendngjarje janë dërguar disa dhjetra ekipe zjarrfikësish, ambulanca dhe 11 helikopterë.

Guvernatori i Sakarya, Çetin Oktay Kaldırım tha se në momentin e shpërthimit në fabrikë ndodheshin rreth 150 deri 200 punëtorë dhe se fabrika kishte në depot e saj afro 110 ton fishekzjarre.

Kaldırım tha se të plagosurit janë dërguar në spital dhe se për momentin ka vetëm 4 viktima. Megjithatë mediat turke thonë se numri i të vdekurve është më shumë më tepër

Ndërkohë, kreu i Gjysmëhënës së Kuqe Turke Kerem Kınık u ka kërkuar banorëve të Hendek të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbyllin dritaret dhe dyert në përpjekje për të parandaluar efektet negative të tymrave toksikë dhe gazrave kimikë.

Nga ana tjetër, siç bëhet e ditur, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca dhe ministrja e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale, Zehra Zümrüt Selçuk, janë nisur drejt zonës së fatkeqësisë.

Në lidhje me këtë tragjedi ka reaguar edhe Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.  

“Kishte 189 punonjësve në fabrikë, numri i të plagosurve deri tani është 97, ndërsa kemi 4 të vdekur. Lutemi që të plagosurit të shërohen sa më parë dhe të kthehen pranë familjeve të tyre. Shpresojmë të mos marrim lajme negative për ata që ndodhen brenda. Janë marër të gjtiha masat”, deklaroi lideri tuk.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • life: 03/07/2020 16:24

    fajin e ka SALIU

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja