Turqia dënon shpërndarjen e karikaturave të presidentit turk, ndërmer padi ndaj saj

Turqia dënon shpërndarjen e karikaturave të presidentit turk, ndërmer padi ndaj saj

Drejtuesit më të lartë turq kanë dënuar fuqimisht karikaturat e Charlie Hebdo për presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, duke i quajtur ato një përpjekje të shëmtuar për të nxitur racizmin kulturor dhe urrejtjen dhe menjëherë as tyre ata kanë premtuar marrjen e masave të nevojshme ligjore ndaj revistës satirike. Prokurorët turk deklaruan se do të grenë pasi ndaj tyre. 

 “Ata thjesht po tregojnë vulgaritetin dhe imoralitetin e tyre.  Është sulm në të drejtat e njeriut, nuk mund të jetë kurrë humor apo liri shprehjeje”, tha Ibrahim Kalin.

Karikatura në kopertinën e Charlie Hebdo, tregon Erdoganin të ulur në një bluzë të bardhë dhe në rroba të brendshme, duke mbajtur pije alkoolike në duar së bashku me një grua të veshur me një hixhab.

Përgjegjësi për shtyp i presidentit turk Fahrettin Altun tha se ky postim është fryt i axhendës ë Macron.

ne e dënojmë fuqishëm këtë përpjekje  të ulët për të shpërndarë urrejtje dhe racizëm kulturor,” tha Altun.

Erdogan kritikoi ashpër Macronin në fundjavë, duke thënë se lideri francez kishte nevojë për një kontroll të shëndetit mendor, duke e shtyrë Francën të tërheqë ambasadorin e saj nga Ankaraja. Të hënën, Erdogan kërkoi bojkot të produkteve franceze.

Karikaturat e Profetit Muhamed, të konsideruara si  blasfemi nga myslimanët, janë shfaqur në Francë ditët e fundit dhe Macron ka thënë se ai do të dyfishojë përpjekjet për të ndaluar besimet konservatore Islame  të cenojnë vlerat Franceze, duke zemëruar shumë myslimanë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit