Izraeli dhe Turqia do të rivendosin raportet e plota diplomatike dhe do të dërgojnë ambasadorët e tyre në shtetet përkatëse, për herë të parë pas shumë vitesh. Kështu deklaroi sot kryeministri në detyrë i Izraelit, Yair Lapid.
“Rivendosja e raporteve me Turqinë është një lajm shumë i rëndësishëm për rajonin por edhe një lajm shumë i madh ekonomik për Izraelin”, tha ai përmes një deklarate zyrtare.
Ky vendim vjen pasi Lapid vizitoi Ankaranë në qershor, ku zhvilloi bisedime me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha në jetën.
Dikur aleatë të ngushtë, Turqia dhe Izraeli përkeqësuan raportet më 2010 pasi dhjetë shtetas të Turqisë u vranë kur marina izraelite sulmoi një anije që po dërgonte ndihma në Gaza. Dy shtetet kanë pasur një përmirësim të raporteve më 2016, por që nga viti 2018, kur pati mosmarrëveshje për hapjen e ambasadës amerikane në Jerusalem, të dy shtetet nuk kanë pasur ambasador në kryeqytetet respektive.
Turqia nuk e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe ambasada e saj gjendet në Tel Aviv.
“Edhe ne do të emërojmë ambasadorin tonë në Tel Aviv”, tha ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, gjatë një prononcimi për gazetarët në Ankara më 17 gusht.
Ai tha se ky vendim është “një hap pozitiv”. Por, Cavusoglu tha se Turqia do të mbrojë kauzën palestineze.
“Siç e kemi thënë gjithmonë, ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e palestinezëve”, tha ai.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
16.1%
-
Të vogla
67.6%
-
Nuk e di
16.3%
Vota total: 784
Lajme të tjera
-
Pagë 'sheiku' në Arabi, Edin Dzeko kërkon largimin nga Fenerbahce
28 Mars, 12:16
-
Bombardimet në Gaza gjithnjë edhe më intensive, por bota tanimë e di se çfarë po ndodh
26 Mars, 10:18
-
Trump: Lufta në Gaza? Është faji i Biden, por tani i duhet dhënë fund
25 Mars, 19:26
-
Mijëra izraelitë vërshojnë në rrugët e Tel Aviv-it, kërkojnë lirimin e pengjeve dhe largimin e Netanyahut! Arrestohen 10 protestues
24 Mars, 15:18
-
Lufta/ Netanyahu për Blinken: Ne do të hyjmë në Rafah edhe pa mbështetjen e SHBA! Rusia dhe Kina vënë veton ndaj rezolutës së SHBA në OKB për Gazën
22 Mars, 15:24
-
Tensionet arrijnë kulmin, Erdogan mallkon kryeminstrin izraelit Netanyahu: Zoti e shkatërroftë!
22 Mars, 12:26
-
Blinken sot në Izrael, takohet me Netanyahun, kërkohet armëpushim i menjëhershëm
22 Mars, 09:44
-
Lufta në Gaza/ Netanyahu: Kreu i MOSSAD dhe CIA-s do të takohen në Doha për negociata
21 Mars, 20:22
-
Dyshohet se vrau Endri Mustafën, lirohet në Turqi Ibrahim Lici, gjykatat turke nuk binden nga dosja voluminoze
21 Mars, 17:15
-
Izrael-Hamas, vijojnë bisedimet për armëpushim, Blinken sheh një marrëveshje të mundshme
21 Mars, 08:55
-
Skenat e turpshme në fushë, Fenerbahce mediton braktisjen e kampionatit
19 Mars, 20:35
-
VIDEO/ Dhunë në futbollin turk, tifozët e Trabzonspor futen në fushë dhe sulmojnë lojtarët e Fenerbahces
17 Mars, 20:54