Turqia: Kemi nisur hetim për pretendimet e Rusisë për vjedhjen e grurit ukrainas

Turqia: Kemi nisur hetim për pretendimet e Rusisë për vjedhjen e grurit ukrainas

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu

Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu deklaroi të enjten se kishte nisur një hetim mbi pretendimet për vjedhjen e grurit të Ukrainës nga ana e Rusisë dhe se nuk do të lejohej që dërgesa të tilla të silleshin në Turqi.

Ambasadori ukrainas në Ankara tha në fillim të qershorit se kompani turke ishin midis blerësve që po merrnin dërgesat e grurit që Rusia kishte vjedhur në Ukrainë, duke shtuar se priste nga Turqia që të identifikonte dhe të arrestonte individët përgjegjës për dërgesat e përfolura.

Rusia i ka mohuar vazhdimisht pretendimet se po vidhte grurë nga Ukraina.

“Ne i marrim shumë seriozisht të gjitha pretendimet dhe po i hetojmë ato. Njoftojmë vazhdimisht, veçanërisht palën ukrainase mbi rezultatet e hetimeve”, deklaroi Cavasoglu gjatë një interviste të përbashkët për mediat në Ankara, me ministren e jashtme të Britanisë së Madhe, Liz Truss.

Ministria e jashtme e Ukrainës nuk komentoi menjëherë mbi çështjen në fjalë. Së bashku, Rusia dhe Ukraina eksportojnë pothuajse një të tretën e grurit dhe elbit në botë, mbi 70 për qind të vajit të lulediellit dhe janë furnizuese të mëdha të misrit. Por eksporti i grurit në Ukrainë nga rrugët detare të Detit të Zi janë bllokuar që nga nisja e pushtimit rus, me më shumë se 20 milionë tonë grurë që mbeten të magazinuara në portet ukrainase.

Cavusoglu tha se Turqia do të kundërshtonte Rusinë apo çdo shtet tjetër që merrte grurin ukrainas apo mallra të tjerë dhe i shiste ilegalisht në tregjet ndërkombëtare.

“Ne si Turqi, nuk do të lejojmë që këto mallra të vijnë tek ne”, deklaroi ai./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Meta sulmon sërish Altin Dumanin: Nuk i druhem një prokurori që s’di të thotë dy fjalë

Meta sulmon sërish Altin Dumanin: Nuk i druhem një prokurori që s’di të thotë dy fjalë