Turqia kërcënon Greqinë: Nëse ndodh ndonjë 'aksident', atëherë 'Shekulli i Mbrojtjes ka mbaruar'

Turqia kërcënon Greqinë: Nëse ndodh ndonjë 'aksident', atëherë 'Shekulli i Mbrojtjes ka mbaruar'

Turqia e dërgoi anijen e saj "Oruç Reis" në Mesdhe, si një mënyrë për t'u zgjeruar përmes kufirit të hartës absurde për të cilën Greqia dhe Egjipti arritën një marrëveshje pasi e përpiluan atë sipas tekave të tyre, shkruan gazeta turke "Yeni Safak".

Anija turke "Oruç Reis" ishte dërguar në rajon edhe më 21 korrik. Flotat turke dhe greke ishin gati të përlesheshin me njëri-tjetrin. Sidoqoftë, kur kancelaria gjermane Angela Merkel zhvilloi një takim me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, Turqia i dha Athinës një shans tjetër.

Sipas disave, të dy vendet ishin kthyer nga pragu i luftës.

"Athina nuk arriti të shfrytëzojë rastin dhe në vend të kësaj bëri një marrëveshje me Egjiptin. Ajo krijoi një front anti-Turqi.

Më parë kishte bërë një marrëveshje të ngjashme me Italinë dhe kufizonte Shqipërinë brenda Detit Adriatik. Ndërsa Athina i afrohet luftës me Turqinë në Egje dhe Mesdhe, po përshkallëzon gjithashtu një krizë jashtëzakonisht kritike në Perëndim me Shqipërinë. Anija turke "Oruç Reis" do të lëvizë në të gjithë zonën e përcaktuar brenda kornizës së marrëveshjes Turqi-Libi, prandaj as Egjipti dhe Athina nuk do të mund të bëjnë asgjë për ta kundërshtuar këtë", shkruan kryeredaktori i gazetës turke, İbrahim Karagül. Gazeta "Yeni Safak" njihet për suportin dhe mbështetjen ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan. Kjo gazetë ka lidhje shumë të ngushta me qeverinë aktuale.

Sipas Karagul, Greqia do ta gjejë Turqinë shumë më të vendosur dhe në qoftë se ndodh ndonjë "aksident", atëherë "Shekulli i Mbrojtjes ka mbaruar".

"Duket se përpjekjet për të ngushtuar Turqinë në Egje dhe Mesdhe do të marrin reagime serioze këtë herë. Turqia nuk do t'i përgjigjet kurrë planeve për ta rrethuar atë nga Mesdheu Lindor në Libi. Nëse ka ndonjë ngacmim fizik në operacionet e Turqisë, nëse ka ndonjë "aksident", e gjithë zona që përmenda do të bëhet zonë konflikti", shkruan kryeredaktori i gazetës turke. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mitri: 15/08/2020 18:37

    Greqia eshte ne te drejten e saj sovrane ne kete kohe pandemie te ruaje shendetin e qytetareve te saj,jo si ne han pa porta dhe pa kontroll.Pergjegjesia eshte e qeverise tone per disa arsye _duhej te punonte fort qe pandemine ta kishte nen kontroll pra ne kufirin qe kerkon źBE -ja per te levizur ne zonen e saj,gje qe se ka bere dhe ne jemi zone e kuqe ku virusi ben si i do qefi - Te njoftonte qutetsret per keto masa dhe ne kunderpergjigje dhe mirekuptim me palen greke t'ju bente ketyre qutetareve tampone falas per mos humbur punen dhe mos dergjeshin rrugeve te braktisur ne dheun e tyre.Edhe vendet e BE-se ju bejne qutetareve te tyre qe hyjne nga vende te tjera tampone falas biles kur jane ne karsntine ju ofrojne dhe ndihme deri tek largimi i plehrave ngs shyepia pasi ata s'duhet te levizin Pra duhet t'i kerkojme llogari qeverise tone pasi ajo pergjigjet me kushtetute per mbrojtjen e qytetareve te Shqiperise dhe jo sic jemi mesuar t'a kerkojme fajin tel tjetri

    Përgjigju
  • duri: 15/08/2020 09:22

    Greket jane te ndyre... Turqia duhet ti tregoi vendin qe meriton ketyre felliqsirave ultra nacionaliste zaptues dhe injorante. Gerket e sotem krenohen me lashtesine dhe nuk shikojne trashesine. Kam bindje qe kete radhe Turqia do ti vere pikat mbi i dhe bota do ta shikoi kush eshte Turqia e cila nuk pyeti per Rusine qe eshte force ushtarake ja rezoi avjonin pa ju dridhur qerpiku e jo per munarko fashiztet grek qe menjehere filluan te kerkojne ndime nga BE.... tamam pune jevgjish...

    Përgjigju
  • Kali i Trojes: 15/08/2020 03:26

    Gjen shesh dhe ben pershesh Greqia me shqiptaret duke provokuar sa me Janullatusin Kacifasin e te tjere sepse jane udheheqesit tane qe po i lepijne bythen Micotaqisit qe te ndermjetesoje per ti pranuar ne BE por Erdogani jua ve kufirin te thana

    Përgjigju
  • Emi: 14/08/2020 20:37

    Rreziku i shqiptarve si jan ushtare per grekun do shkojn mish per top. Dhe gjith shqiptar si jan ne ushtrin greke i ka cu ne kufirin greqi turqi pra ata jan te paret ne frote.

    Përgjigju
    • Torikeqi: 14/08/2020 22:11

      Nuk e pj*rdh njeri Greqine mos ki merak. Jane gabelet si puna juaj qe i japin teper rendesi. Shqiptaret ja q*..jne robt, ja mbathin fare dhe nuk shkojne ne lufte per Greqine. Pastaj Greqia nuk ka meshkuj, Shqiptatet jua shtojne faren.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit