Djegia e Kuranit ngre shqetësime për sulme të mundshme në vende të shenjta të krishterëve! SHBA paralajmëron qytetarët e saj në Turqi

Djegia e Kuranit ngre shqetësime për sulme të mundshme në vende të shenjta të krishterëve! SHBA paralajmëron qytetarët e saj në Turqi

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu

Turqia ka sugjeruar mbështetjen e aplikimit të Finlandës për t'u bashkuar me NATO-n ndërkohë që bllokon Suedinë, duke theksuar përkeqësimin e marrëdhënieve midis Ankarasë dhe Stokholmit pasi një aktivist i djathtë dogji librin e Kuranit në kryeqytetin suedez.

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu tha të hënën se Turqisë do t'i duhet të vlerësojë veçmas aplikimet që Suedia dhe Finlanda t'i bashkohen aleancës ushtarake perëndimore. "Unë mendoj se do të ishte e drejtë të bëhej dallimi midis një vendi problematik dhe një vendi më pak problematik," tha Çavuşoğlu në një konferencë për shtyp në Ankara, sipas Agjencisë Shtetërore Anadolu.

Deklaratat e tij erdhën një ditë pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Suedia do të tronditej kur të shihte se Turqia do t’i përgjigjen ndryshe Finlandës.

Marrëdhëniet midis Suedisë dhe Turqisë janë përkeqësuar ndjeshëm javët e fundit që kur aktivisti i djathtë i vuri zjarrin Kuranit , librit të shenjtë të Islamit, jashtë ambasadës së Turqisë në Stokholm. Vendimi i Stokholmit për të lejuar protestën shkaktoi një reagim të ashpër nga Turqia dhe shkaktoi protesta në disa vende me shumicë myslimane. Në shenjë të tensioneve në rritje, SHBA-ja paralajmëroi të hënën për sulme të mundshme terroriste kundër kishave, sinagogave dhe misioneve diplomatike në Stamboll. SHBA tha në alarmin e dytë të sigurisë se autoritetet turke po hetonin mundësinë për sulme terroriste në Stamboll, një qytet me 15 milionë banorë.

Konsullata e SHBA në Stamboll nuk pranoi të komentonte më tej, ndërsa një diplomat i lartë turk tha se nuk kishte asnjë kërcënim specifik.

“Qeveria e SHBA-së paralajmëron qytetarët e saj për sulme të mundshme hakmarrëse të afërta nga terroristët kundër kishave, sinagogave dhe misioneve diplomatike në Stamboll apo vende të tjera që perëndimorët frekuentojnë, veçanërisht në zonat Beyoğlu, Galata, Taksim dhe Istiklal,” thuhet në njoftimin e ambasadës.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK