Turqia në përballje me flakët! Pakdemirli: 98 nga 107 zjarret janë vënë nën kontroll! Qeveria evakuon turistët

“98 nga 107 zjarret pyjorë të regjistruara në Turqi janë vënë nën kontroll”, kështu bëri me dije ministri i Bujqësisë Bekir Pakdemirli ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet për të neutralizuar flakët, ndërsa paralajmëroi një kujdes të shtuar gjatë ditës së sotme.

Tre avionë, 9 helikopterë, 20 kamionë uji dhe 529 trupa do të jenë në dispozicion për të shuar zjarrin në Marmaris.

Zjarret në 21 rajone në Turqi kanë nisur që prej ditës së mërkurë dhe të paktën 6 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që rreth 271 persona të tjerë janë prekur nga zjarret, bëri me dije Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive të Emergjencave.

Nbërkohë turistët janë evakuuar nga plazhet në jug-perëndim të Turqisë. Në qytetin e Bodrumit, janë evakuuar 3 hotele me turistë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se 50 milionë lira turke (5.91 milion dollarë) janë dhënë për të plotësuar nevojat urgjente në zonat që kanë përjetuar shkatërrime dhe dëme materiale. Ai tha se Turqia po mobilizon të gjitha mjetet për të vënë nën kontroll flakët.

Në anën tjetër Rusia ka dërguar pesë avionë Il-76 dhe tre helikopterë Mi-8 për të ndihmuar Turqinë në luftën më  zjarret që kanë shkatërruar jugun e vendit,  sipas një deklaratë të qeverisë turke. Presidenti Vladimir Putin gjatë një bisedë telefonike më presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan konfirmoi se Moska do të ndihmojë Ankaranë  në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi. Edhe vetë Rusia, e cila po përballet me zjarre të shumta  ka arritur të stabilizojë situatën në të gjithë vendin dhe për këtë arsye mund të ndihmojë Turqisë. Në ndihmë Turqisë i kardh edhe Azerbajxhani, Irani, Rusia dhe Ukraina.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'