Turqia rekord investimesh në Shqipëri, e pesta në botë! Deri në shtator 2021 stoku i investimeve turke, 2 mld €

TIRANË- Turqia është një nga partnerët strategjik të Shqipërisë, jo vetëm në aspektin politik por edhe në atë ekonomik, ku shkëmbimet tregtare dhe investimet janë në rritje.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për vitin e kaluar deri në shtator stoku i investimeve turke kishte arritur në 2.025 miliardë euro. Për stokun e investimeve Turqia vjen pas Zvicrës, Kanadasë, Holandës dhe Italisë.

Ndërkohë sipas të dhënave vetëm në 9 muaj të vitit të kaluar, Turqia ka investuar në Shqipëri 63 milionë euro.

Por ku qëndron impakti i shtetit turk në ekonominë e Shqipërisë?
Në fund të vitit 2020, në vend operonin 277 ndërmarrje me pronarë turq dhe 80 ndërmarrje me bashkëpronarë shqiptar. Pra në total ishin 357 ndërmarrje, që lidheshin me shtetin Turk. Fokusi i investitorëve turk ka qenë i përqendruar më shumë në sektorin e industrisë përpunuese, nxjerrëse dhe energji.

Sipas të dhënave të INSTAT, 25,9% janë në sektorin e industrisë përpunuese, 20.3% në industrinë nxjerrëse, më pas 19,0% në energji elektrike dhe uji, 18,0% në transport dhe komunikacion, më pas renditet akomodimi dhe restorantet me 9,1%, ndjekur nga ndërtimi me 7,9%, dhe në fund është tregtia me 5,1%.

Për numrin e ndërmarrjeve të huaja dhe me bashkëpronar shqiptar që operojnë në Shqipëri, Turqia renditet e 4-ta pas Italisë, Greqisë dhe Kosovës.

Marrëdhëniet mes shteteve janë forcuar më shumë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ku qeveria turke mori përsipër të ndërtojë banesat në Laç, ndërsa gjatë pandemisë ndërtoi spitalin rajonal të Fierit dhe ka restauruar Xhaminë Ethem Beu, e pritet të inaugurohet edhe Xhamia e Namazgjasë.

Inaugurimi i xhamisë së Et’hem Beut shënon fundin vizitës disa orëshe të presidentit turk Erdogan në Shqipëri. Ardhja e Erdogan në vendin tonë kishte si qëllim kryesor për të dorëzuar çelësat e shtëpive banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Një lagje e re me 522 banesa  që kushtuan 42 mln euro, të financuara nga Turqia, e që për Erdogan shërbejnë për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy palëve. Ai u nderua me titullin “Qytetar Nderi i Kurbinit” e ndërsa një shesh në Laç do të mbajë emrin e tij. Më pas, ai iu drejtua kryeministrisë, ku mbajti një konferencë për mediat në të cilat tha se vendi ynë duhet të marrë masa kundër organizatës ‘FETO’ e ndërsa së bashku me Ramën thanë se marrëdhënia mes dy vendeve nuk duhet të jetë shqetësuese për SHBA-BE. Në fund, Erdogan përshëndeti deputetët e Shqipërisë me një fjalë përshëndetëse në Kuvend dhe në fund, inauguruan xhaminë Et’hem Beu në Tiranë.

Stoku i investimeve sipas shteteve
Zvicër              5.1 mld euro

Holandë           4.2 mld euro

Kanada            3.4 mld euro

Itali                  2.8 mln euro

Turqi                  2 mld euro

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votojnë kundër

Greqi/ Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votojnë kundër