Turqia zbulon sasi të mëdha të gazit në Detin e Zi

Turqia zbulon sasi të mëdha të gazit në Detin e Zi

Pas zbulimt të 405 miliardë metër kubikë të gazit natyral në Sakarya, Turqia ka zbuluar rezerva shtesë të gazit natyral në jug të Detit të Zi, njoftoi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Me 135 miliardë metër kubikë të zbuluar, vlera totale e gazit natyral të zbuluar në këtë rajon arrin në 540 miliardë metër kubikë.

“Anija jonë ka bërë një zbulim prej 135 miliardë metër kubikë të gazit natyral në pusin Amasra-1 në fushën e gazit Sakarya”, tha Erdogan gjatë një konference në provincën Zonguldak.

Ankaraja synojnë që të nxjerrë gazin natyral nga fusha Sakarya dhe ta furnizojë rrjetin e saj deri më 2023. Erdogan tha sa për ta arritur këtë synim do të punohet “ditë e natë”.

Anija turke e shpimit Fatih zbuloi 405 miliardë metra kub gaz natyror vitin e kaluar, në zbulimin më të madh në historinë e vendit dhe zbulimin më të madh të gazit në det të hapur në të gjithë botën në vitin 2020 në pusin Tuna-1 që ndodhet rreth 170 kilometra larg bregut të provincës turke Zonguldak

Turqia varet shumë nga importet e naftës dhe gazit nga Rusia, Azerbajxhani dhe Irani, po ashtu furnizohet me gaz të lëngshëm nga Katari, Shtetet e Bashkuara, Nigeria dhe Algjeria.

Vitin e kaluar, Turqia ka importuar 48.1 miliardë metër kubikë gaz, që është 6 për qind më shumë se viti paraprak. Një e treta e këtyre furnizimeve erdhi nga Rusia.

Turqia po ashtu ka kryer ekspedita për zbulim të naftës dhe gazit në Mesdhe, por operacionet në ujërat e kontestuar rritën tensionet mes Turqisë, Greqisë dhe Qipros.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: SHBA po vlerëson mundësinë për të furnizuar sërish me armë për Izraelin

Wall Street Journal: SHBA po vlerëson mundësinë për të furnizuar sërish me armë për Izraelin