Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Byrek me kungull e djath dhe Krem lulelakër me arra

Receta e pare: Byrek me kungull dhe djath

Përbërësit:

1 pako peta

1 kg kungulll të njomë

1 lgj miell

1 gotë qumësht

200 gr djath të bardhë

4 kokrra vezë

50 rg gjalp

60 gr vaj ulliri

Pak borzilok i freskët

Kripë

Përgatitja:

Lajmë dhe pastrojmë kungujt e njomë ose kungull të verdhë. E grijmë në rende, i hedhim ½ lugë kafeje kripë dhe pasi e trazojmë vendosim në një kullesë që të largojmë ujin e tepërt.

Më pas kungullin e vendosim në një tas ku do të shtojmë 1 lugë gjelle miell, gjysmën e gotës me qumësht, gjysmën e djathit të thërrmuar, 3 lugë gjelle gjalp të shkrirë, 1 lugë gjelle vaj, 3 kokrra vezë të përziera. Më pas i përziejmë të gjithë përbërësit, e provojmë për shije dhe copëtojmë pak borzilok me dorë ( 6 gjethe).

Përziejmë 1 kokërr vezë, vaj dhe qumështin e tepruar. Lyejmë tepsinë me gjalp dhe vendosim petët duke i spërkatur ato në çdo dy petë. Pasi të kemi shtuar 6-7 petë bashkë, vendosim më pas mbushjen. Mund të zgjedhim edhe që të shpërndajmë mbushjen në çdo 3 petë, sigurisht duke i spërkatur me qumështin me yndyrë dhe vezë të trazuar në çdo dy petë.

Në fund kthejmë anët, e lyejmë mirë përsëri sipër dhe e vendosim byrekun në furrën e parangrihur 200ºC për 25-30 minuta.

Byrek me kungull dhe djath

Receta e dytë: Krem lulelakër me arra

Përbërësit:

500 gr lulelakër

1 lgj gjalp

2 lgj vaj ulliri

½ qepë

1 thelb hudhër

1 patate mesatare

½ gotë pana

1 gotë qumësht

700 ml lëng perimesh

Kripë dhe piper jeshil

50 gr arra

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim gjalp dhe vaj. Kaurdisim qepën dhe hudhrat deri sa të bëhen transparente. Presim lakrën në feta shumë të holla, gjithashtu dhe pataten e presim në kubikë 0,5 cm. shtojmë patatet në kubikë të vegjël, lulelakrën dhe i ziejmë për 10-15 minuta.

Shtojmë panën, qumështin dhe i përziejmë me 2 gota me lëng perimesh. E lëmë të ziejë për 10 minuta duke e përzierë herë pas here. Kalojmë supën në blender. Kaurdisim arrat deri sa të nxjerrin vajin dhe e shërbejmë kremin lulelakër duke e spërkatur me arra të kaurdisura. Mund të shoqërohet dhe me pak bukë të thekur.

Krem lulelakër me arra

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale