Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Kocë me spinaq dhe Krem me banane e kadaif/ Mentori nga Tirana fituesi i sotëm

Receta e parë: Koc me spinaq

Përbërësit:

800 gr koc ose salmon

1 limon

1 l gjalp

1 lgj vaj ulliri

kripë+ piper i zi

Garniturë

400 spinaq

1 qepë

50 ml verë të bardhë

3 thelpinj hudhër

1 lgj gjalp

1 lgj vaj ulliri

kripë+ piper i zi

arrë moskat

Përgatitja:

Në një tigan shkrijmë gjalp, vaj, hudhër të copëtuar, qepë të grirë imët dhe i kaurdisim së bashku deri sa qepa të zbutet. Shtojmë spinaqin të larë dhe të tharë, e mbulojmë atë sa të ulë volumin dhe shtojmë kripë, piper të zi, arrë moskat dhe pak verë të bardhë.

Ndërkohë marinojmë peshkun (filetë) me lëng limoni, kripë e piper. Shkrijmë gjalpin, shtojmë pak vaj ulliri dhe skuqim filetot e peshkut për 2 minuta nga të dy anët. Ngrohim furrën në temperaturën 160-170ºC. përhapim spinaqin në një tavë pjekje dhe vendosim filetot e peshkut të mbuluara me fetat e limonit. E lëmë në furrë për 10-15 minuta dhe në fund e shërbejmë duke shtruar në pjatë fillimisht spinaqin e mbi të filetot e peshkut. Zbukurojmë atë me me 2 feta limoni.

Kjo recetë kushton 1120 lekë dhe ishte Mentori nga Tirana ai që bëri llogaritjet e sakta dhe u bë fitues i quiz-it të sotëm. Po njësoj mund të bëheni edhe ju fitues të vlerës 2000 lekë duke gjetuir se sa kushton receta dhe më pas duke telefonuar në numrin  044 400 101

Koc me spinaq

Receta e dytë: Krem me banane dhe kadaif

Përbërësit:

1 l qumësht

200 ml pana

4 të verdha veze

1 lgj miell

2 lgj niseshte

vanilje

200 gr sheqer

50 gr gjalp

300 gr kadaif i pjekur

Banana

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim kadaifin me pak gjalp deri sa ti japim një ngjyrë të kuqerremtë ( por dhe mund ti pjekim në furrë). Pasi ftohet e thërrmojmë . Në një tenxhere ngrohim 800 ml qumësht bashkë me panën. Në një tas ndajmë të verdhat e vezëve dhe I përziejmë ato me gjysmën e sheqerit. Shtojmë pak qumësht dhë më pas shtojmë miell, niseshte e I përziejmë mirë duke shtuar në të dhe vaniljen. I trazojmë deri say ë jetë një masë kremoze. Sapo qumështi të ngrohet pak shtojmë vezët e përziera me qumësht dhe përbërësit e tjerë dhe I përziejmë së bashku në tenxhere. Shtojmë sheqer dhe e trazojmë me tel vezësh deri sa masa të vlojë. Në fund shtojmë gjalpin , e përziejmë dhe e largojmë nga zjarri. Vendosim në tavolinë 4-5 gota ëmbëlsirash. Fillimisht vendosim në gotë nga 1 lugë çaji me kadaif. Mbulojmë kadaifin me 1 garuzhde krem, ndërsa kremin e mbulojmë me feta banana. Bananet I mbulojmë me kadaif të pjekur. Përsëri mbulojmë kadaifin me krem , më pas kremin me feta banana, bananet me kadaif e më pas shtresa e fundit me krem dhe në fund e dekorojmë sipas preferencave me kadaif e 2 feta banana, por pse jo edhe me çokollatë të grirë nëse dëshironi. E lëmë të ftohet në temperaturë ambienti për 2 orë.

Krem me banane e kadaif

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor