Të pastrojmë Shqipërinë me #trashtag, nismëtarët: Kryesore është ndërgjegjësimi

Të pastrojmë Shqipërinë me #trashtag, nismëtarët: Kryesore është ndërgjegjësimi

Studenti Robert Delija pasi ka mbushur 8 thasë me mbeturina

Sfidave të ndryshme në Instagram dhe rrjete të tjera sociale i është shtuar edhe ajo #trashtag e cila së fundmi ka gjetur vend edhe në vendin tonë. Ka qenë studenti Robert Delija ai që e nisi së pari duke mbushur 8 thasë në lagjen e tij në Paskuqan. Pas këtij veprimi ai nominoi 2 shokët e tij Frenklin dhe Diogjenin. Dy të rinjtë Robert Delija, nismëtari dhe Frenkli Prengaj vazhdues i nismës nga emisioni “Rreze Dielli” në Report Tv thanë se qëllimi kryesor është ndërgjegjësimi për rëndësinë e të mbajturit pastër të mjedisit, por që Shqipëria ka shumë më shumë nevojë se kjo sfidë për të qenë një vend pa mbeturina e plehra.

Unë do ti quaja Don Kishotë ata që mendojnë se me këtë nismë ne do të pastrojmë Shqipërinë, por mendoj se ndërgjegjësimi është gjëja kryesore që ne duam të arrijmë. të ndërgjegjësohen që mjedisi duhet pastruar, që sfida të tjera si kjo duhen bërë. Që pse jo, të mos nisë në Shqipëri diçka e tillë dhe më pas të përhapet në të gjithë botën.

Frenkli Prengaj, student, aktivist

Sfida #trashtag  ajo që ka frymëzuar që të shkojnë  në vende të mbuluara me mbeturina, ti pastrojnë ato dhe të postojnë fotografi të ambientit para dhe pas heqjes së tyre, deri më tani ka arritur në më shumë se 48,000 postime të etiketuara në Instagram dhe vullnetarë të panumërt që kanë pastruar parqe, rrugë dhe plazhe në të gjithë botën.

Por si funksionon kjo sfidë ekologjike dhe virtuale në të njëjëtn kohë? Është fare e thjeshtë. Dikush pastron një ambient afër lagjes ose ambientit ku jeto, i poston fotot në rrjete sociale, vendos hashtagun trashtag  dhe nominon të tjerë të njohur të tij që të bëjnë të njëjtën gjë, vetëm e vetëm që të ketë sa më shumë thaës me plehra të mbushur dhe ambiente sa më të pastra.

Sfida u bë e popullarizuar pas një postimi në faqen  Reddit që sfidoi individët për "ta bërë botën një vend më të mirë". Por ideja lindi  fillimisht në 2015-ën  kur kompania e veshjeve UCO nisi projektin #TrashTag.

Studentët Robert Delija dhe Frenklin Prengaj në studion e "Rreze Dielli"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin