U aksidentuan me njëri-tjetrin, arrestohen dy shoferët në Vlorë

U aksidentuan me njëri-tjetrin, arrestohen dy shoferët në Vlorë

VLORË - Dy shoferë janë vënë në pranga, pasi mbrëmjen e djeshme në Vlorë janë përplasur me makinat që drejtonin në një nga akset rrugore të lagjes "Osmën Haxhiu". Për pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar vetë dy shoferët si dhe dy pasagjerë të tjerë fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Këta dy shoferë akuzohen për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Burime për Report Tv bëjnë me dije se makina tip 'Benz' me targa AA 026 XA, dilte me shpejtësi në rrugë ndërsa makina tjetër tip 'Peugeot' me targa AA 134 VD kthehej në vend kështu janë përplasur me njëra tjetrën dhe më pas kanë përplasur edhe një makinë tjetër të parkuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon