U akuzua nga Basha, kush është kryeinspektori që u shpall i pafajshëm për dosjen Hajdari (Skeda)

U akuzua nga Basha, kush është kryeinspektori që u shpall i pafajshëm për dosjen Hajdari (Skeda)

Fatmir Meta (me bluzë jeshile)

Lulzim Basha akuzoi sot drejtuesin e aksionit të IKMT në Jalë, Fatmir Meta se kërcënoi deputetin e PD Agron Shehaj. Lideri i PD tha se Meta është bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit në vitin 1998, ndërsa shtoi ai, tashmë i shërben Edi Ramës.

Po kush është Fatmir Meta? Të akuzuarit për vrasjen e Azemit, sipas hetuesve të kohës kishin ardhur me makinën e Fatmir Metës në Tiranë, por në fakt rezultoi se makina tip Benz me targa Vlore dhe me fenelina policie që u përdor ditën e vrasjes ishte e një miku të tij.

Të nesërmen Fatmir Meta raportoi te Ministri i Brendshëm Perikli Teta, se më 12 shtator Jaho Mulosmani ishte në Tiranë dhe kishte shumë mundësi që pikërisht ai ta kishte vrarë deputetin Hajdari. Ai kërkoi që të shkonte ti arrestonte, por nuk u lejua. Ndërsa më pas Haklajt morën vesh se kishte folur dhe i bënë një atentat me armë zjarri ku mbeti i plagosur.

Ai u arrestua në shkurt 2001 së bashku me Ismet dhe Isamedin Haxhinë si bashkëpunëtorë në vrasjen e Azem Hajdarit, por më pas u shpall i pafajshëm. Ish-komisari Meta deklaroi në procesin “Hajdari”, se mbante në trup plumbat e vrasësve të deputetit demokrat. Pas këtij episodi Fatmir Meta u tërhoq nga Policia dhe vetëm në vitin 2013 është rikthyer në detyrë shtetërore si inspektor i IKMT-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA