U akuzua nga PD se fshehu dënimin në Greqi/ Kryebashkiaku i Mallakastrës publikon faturat: Ja çfarë më kujton 25 shkurti i vitit 2000

U akuzua nga PD se fshehu dënimin në Greqi/ Kryebashkiaku i Mallakastrës publikon faturat: Ja çfarë më kujton 25 shkurti i vitit 2000

Qerim Ismailaj

MALLAKASTER- Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj ka publikuar list-pagesat për vitet 1999-2000, në të cilat Partia Demokratike e akuzon se ka qenë i dënuar në Greqi, gjë që e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit. Përmes një postimi në rrjetet sociale Ismailaj shkruan se gjithçka që ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit është e vërtetë dhe se nuk është arrestuar apo ndaluar asnjëherë nga policia greke. Lidhur me datën 25 shkurt 2000, Ismailaj shprehet se ka qenë duke në punë si mësues në shkollën 8-vjeçare "I.Shehu", Corrush.

Tërthorazi ai bën një akuzë ndaj eksponentëve të PD, teksa thotë se nuk ka mbi vete epitetet e hajdutit, trafikantit të qenieve njerezore apo lëndëve narkotike ashtu si mund t'i kenë individë të caktuar brenda Partisë Demokratike.

"Do te doja qe nepermjet ketij statusi te ndaja me ju nje prononcim lidhur me deklaratat e bere sot nga Partia Demokratike lidhur me emrin tim dhe te kaluaren time:

1- Dua te theksoj se gjithcka kam deklaruar ne formularin e dekriminalizimit eshte e vertete.

2- Po ritheksoj dhe njehere se per periudhat qe kam punuar si emigrant ekonomik ne Greqi nuk jam arrestuar apo ndaluar asnjehere nga policia greke per cfardo arsye ligjore.

3- Lidhur me pyetjen se cfare me kujton 25 shkurti 2000, ju bej me dije se me kujton nje dite normale pune si mesues ne shkollen 8-vjecare "I.Shehu", Corrush.

Bashkangjitur list pagesat per kete periudhe.

Se fundi per te gjithe ata qe nuk me njohin (pasi ata qe me njohin e dine mire), se nuk jam marre asnjehere me veprimtari te jashteligjshme si dhe jam totalisht i qete ne ushtrimin e detyres qe me kane besuar qytetaret mallakastriote pasi nuk kam mbi vete epitetet e hajdudit, trafikantit te qenieve njerezore apo lendeve narkotike ashtu si mund ti kene eksponete te caktuar te PD.

Ju faleminderit dhe kalofshi mirë", shkruan Ismailaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 09/01/2020 02:16

    Ne liste pagesat per vitin 2000 per punen si mesues nuk kini derguar asnje liste pagese per muajin SHKURT 2000. Po qe se i dispononi dergojini se ndryshe duhet te pergjigjeni ku keni qene me 25 shkurt ? Pikerisht kjo ju kerkohet dhe nga ekspozeja nga Pd ja.

    Përgjigju
    • Tob: 09/01/2020 08:20

      Aty jan.

  • Sam: 08/01/2020 21:49

    Padite autorin e shpifjes,te shkoje ne burg!

    Përgjigju
  • REALITETI: 08/01/2020 20:13

    O Aerim Ismailaj mos u mer me kta të pd se kta bëjn gomarin mashkull me barr e se kan problem. Po ti thuash po lyli ësh gomar mashkull si është me bar ? Kta thon jo jo me bar është. Pun qensh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet