Koka: Ja përse e mbështeta Patozin për të regjistruar kandidatët në KQZ

Për t'u regjistruar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit partia Bindja Demokratike duhet të kishte pasur një deputet në gjashtë muajt e fundit në Kuvendin e Shqipërisë. Aktualisht kjo forcë politike e ka një përfaqësues në Kuvend, Andi Përmetin, por ai ka vetëm disa javë dhe jo gjashtë muaj sikur e kërkon ligji.

Përballë kësaj situate për të legjitimuar partinë Bindja Demokratike ishte deputeti Lefter Koka që vendosi që të mbështeste forcën politike të krijuar nga Astrit Patozi. Nëse deputeti Lefter Koka nuk do ta kishte mbështetur, kjo forcë politike e re opozitare e krijuar pak javë më parë nuk do të mund të regjistrohej me kandidatët e saj për të garuar.

Por përse e mori këtë vendim deputeti rebel që nuk pranoi vendimin e grupit të LSI-së për të djegur mandatet duke u përjashtuar nga partia e tij? Lefter Koka ka shpjeguar arsyet përmes një postimi në rrjetet sociale. E ndërsa akuzon klasën e vjetër politike, Koka thotë se 'kuadri ligjor dhe vullneti i popullit për një rrugë të shpejtë të vendit drejt integrimit evropian ja jep Bindjes Demokratike këtë legjitimitet, ndaj me vullnet e bindje të plotë unë mora vendimin të mbështes.

Unë besoj se një klasë e re politike opozitare është domosdoshmëri për Shqipërinë demokratike e pluraliste
.' Por, deputeti i zgjedhur në qarkun e Durrësit, pavarësisht firmës që shërbeu si garant për një parti të djathtë thotë se 'vazhdoj të besoj dhe aderoj në bindjet e mia të majta'.

Postimi i plotë nga Lefter Koka
Në Shqipërinë e çudirave ndodh gjithçka. Ndryshimet kushtetuese të Berishës në 2008-ën, me qëllimin e vetëm, eleminimin e çdo kundërshtari, sot kthehen në një pengesë serioze për kandidimin në zgjedhjet lokale, të ish bashkëpunëtorit të Berishës dhe kontribuesit të PD-së z. Astrit Patozi. Kujtoj këtu liderin e opozitës, që në një fushatë të pamëshirshme Maj – Qershor 2017 përqëndroi gjithë forcat e tij kundër LSI dhe jo vetëm kaq, por e etiketoi këtë forcë politike si të keqen e shqiptarëve. Shohim qartë sot njerëz që për pushtet e për të shpëtuar veten janë të gatshëm të bëjnë pakt edhe me djallin.

Kuadri ligjor dhe vullneti i popullit për një rrugë të shpejtë të vendit drejt integrimit evropian ja jep Bindjes Demokratike këtë legjitimitet, ndaj me vullnet e bindje të plotë unë mora vendimin të mbështes me firmën time z. Patozi në rrugën e tij dhe mbështetësve të tij, duke vazhduar të besoj dhe aderoj në bindjet e mia të majta. Unë besoj se një klasë e re politike opozitare është domosdoshmëri për Shqipërinë demokratike e pluraliste.

Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe si i majtë, nuk do i toleroja asnjëherë vetes të mos angazhohesha në një situatë të turbullt politike si kjo që vendi po kalon sot. Pa retorikë, pa mashtrime politike, por me kontribut real . Fatmirësisht sot jam i lirë të mbështes çdo parti, Kryetar partie apo individ që unë gjykoj se japin një garanci më shumë për të ardhmen e sigurt të vendit. Më duhet të ndaj mbështetjen për individin pasi sot fatkeqësisht shohim se individët shpesh kanë rol më të rëndësishëm se zëri i partisë

Duket e vështirë për ne politikbërësit, padashur të mendoj sa e vështirë duhet të jetë për qytetarin shqiptar, për të dalluar sot të mirën nga e keqja. Ndaj dua të garantoj çdokënd e mbi të gjitha votuesit që më besuan votën e tyre, se do të bëj të pamundurën të mundur për qytetin tim Durrësin, për vendin tonë Shqipërinë. Sot përballë meskines dhe shpirtngushtësisë na duhet qetësi në gjykim, për të kuptuar nëse duhet të largohet një apo të gjithë dhe çfarë mund të sjellë një klasë e re politike në opozitë. Shqipëria do të bëhet, Shqipërinë do ta bëjnë shqiptarët! Rruga Euro-Atlantike është rrugë pa kthim.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon