U akuzua se rrahu vjehrrin, vjehrrën, burrin dhe kunatin, flet nusja nga Librazhdi: Ata më dhunuan, ja pse nisi sherri! Nuk ndahem sepse nuk dua të ndaj fëmijët nga babai

U akuzua se rrahu vjehrrin, vjehrrën, burrin dhe kunatin, flet nusja nga Librazhdi: Ata më dhunuan, ja pse nisi sherri! Nuk ndahem sepse nuk dua të ndaj fëmijët nga babai

Etleva Korra

Policia e Elbasanit bëri të ditur dy ditë më parë se një grua kishte dhunuar fizikisht bashkëshortin e saj, vjehrrin, vjehrrën dhe kunatin në një fshat të Librazhdit.

Nusja quhej Etleva Korra dhe ka folur për herë të parë për ngjarjen që tronditi opinionin publik.

Ajo ka thënë për “Shqipëria Live”, se nuk ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit dhe vjehrrës, po ashtu dhe ndaj bashkëshortit dhe kunatit të saj, por e gjitha ka lindur për një konflikt, pasi familja ka probleme financiare.

Etleva Korra thekson se ka dy fëmijë dhe se vjehrri i ka strehuar në një banesë të pajtueshme.

Madje ajo thekson se konflikti nisi sepse ajo donte të blinte 1 dhi dhe disa pula për të patur ushqime për fëmijët, qumësht dhe vezë për fëmijët.

Korra thekson se donte ta mbante dhinë në kasollen e vjehrrit, por kjo i është ndaluar.

Ajo shton se nuk ka ushtruar dhunë, por ajo është dhunuar nga familjarët e burrit, ndërkohë që shton se padia është bërë në gjaknxehtësi dhe se nuk do të ndahet prej tyre.

“Me burrin kemi pas ca gjëra të vogla kur isha në  Himarë. Tani këtu, nisën se unë doja të merrja një 1 dhe ja 2 pula, ata me thonin që s’ke ku ti mbash. Doja që të kishim vezë dhe mis të freskët pule, për pak qumësht për fëmijët. Këtu nisi sherri, me thonin s’ke ku ti mbash, do bësh ti ndonjë vend ku ti mbash.

Ku doje ti mbaje, doja ti fus tek kasollat e vjehrrit, burri më tha që s’më lejohej!

Ata kanë përdorur pak dhunë mbi mua (Qesh)! Se unë isha e vetme, vetëm fëmijët që qanin o mami, o mami. Më kapte prej rrobash çuni dhe u rrëzua dhe ai me mua… Nuk dua të shkëputem dhe nga këta. E kam shumë të vështirë! S’dua ta ndaj babin nga fëmijët e tij. Është bërë një gjaknxehtësi denoncimi dhe të gjitha”, thekson Etleva Korra.

Intervista e plotë

Policia ka bërë të ditur se dy ditë më parë ju keni dhunuar vjehrrin dhe vjehrrën dhe më pas keni dhunuar bashkëshortin dhe kunatin? Si qëndron e vërteta e kësaj çështje?

Nuk është e vërtetë, lajmet nuk i di, jam bërë shumë keq kur i kam parë lajmet. Ne kemi vetëm probleme ekonomike, kemi pas një përplasje të vogël që unë jam dhunuar, por vetëm për probleme ekonomike jemi kap pak.

Çfarë problemesh keni?

Po për këtë shtëpinë që na ka fut vjehrri që është e pabanueshme, ajo kur bie shi, ajo e fut të gjithë shiun brenda. Nuk rrinë dot fëmijët aty.

 Çfarë moshe i ke fëmijët?

Çuni është 2 vjeç e gjysme, goca 1 vjeç e gjysme.

Qëkur kanë nisur konfliktet në familjen tuaj?

Kam pas ca gjëra të vogla kur isha me burrin në Himarë. Tani këtu, nisën se unë doja të merrja një 1 dhe ja 2 pula, ata me thonin që s’ke ku ti mbash. Doja që të kishim vezë dhe mis të freskët pule, për pak qumësht për fëmijët. Këtu nisi sherri, me thonin s’ke ku ti mbash, do bësh ti ndonjë vend ku ti mbash.

Ku doje ti mbaje, doja ti fus tek kasollat e vjehrrit, burri më tha që s’më lejohej!

Për këtë u konfliktuat?

Patëm një përplasje të vogël me njëri-tjetrin.

Është e vërtet që ju para dy ditësh dhunuat vjehrrin dhe vjehrrën dhe dje keni dhunuar bashkëshortin dhe kunatin?

Ata kanë përdorur pak dhunë mbi mua (Qesh)! Se unë isha e vetme, vetëm fëmijët që qanin o mami, o mami. Më kapte prej rrobash çuni dhe u rrëzua dhe ai me mua…

Pra nuk keni dhunuar asnjeri?

Jo unë s’kam dhunuar asnjeri (qesh)! Dua të kem fëmijët e mijë mirë, të rri më fëmijët e mi në qetësi dhe vetëm kaq. Kemi bërë një denoncim…

Kush e ka bërë denoncimin?

Edhe ata për mua dhe unë për ata. (qesh)

Cila është marrëdhënia jote me vjehrrin dhe vjehrrën?

Mirë! Me kunatin erdhëm dje me makinë me burrin. Mirë u qetësuam.

Si ndiheni vetë pas kësaj ngjarje?

Hajt, do e kalojmë. Jam pak e lodhur!

Ti nuk do të ndahesh?
Nuk dua të shkëputem dhe nga këta. E kam shumë të vështirë! S’dua ta ndaj babin nga fëmijët e tij. Është bërë një gjaknxehtësi denoncimi dhe të gjitha.

Apeli që keni?

Kush më sheh nëse ka mundësi të më ndihmojë për shtëpinë që është e pabanueshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 13/05/2022 16:52

    Bravo, qeka trime i paska rrahur te gjithe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen