U ankimua nga Komisioneri Publik, Kolegji shkarkon anëtarin e KLP-së Arben Dollapaj, e dogji pasuria

U ankimua nga Komisioneri Publik, Kolegji shkarkon anëtarin e KLP-së Arben Dollapaj, e dogji pasuria

Arben Dollapaj

TIRANE-Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Arben Dollapaj. Prokurori kaloi shkallën e parë të vettingut, por pas ankimimit të Komisionerit Publik, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të ndryshonte vendimin duke e shkarkuar.

"Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Luan Daci relator, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 40/2018, datë 18.12.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 63, datë 06.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Arben Dollapaj.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 63 datë 06.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Arben Dollapaj, prokuror, në momentin e fillimit të procesit të rivlerësimit, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në momentin e shpalljes së këtij vendimi. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm" thuhet në vendim.

Komisioneri Publik e ankimoi me argumentin se subjekti i rivlerësimit, Arben Dollapaj ka tri pasuri të paluajtshme, një apartament në Bajram Curri, një shtëpi në Valbonë dhe një shtëpi në Selitë, në Tiranë. Komisioneri Publik i kërkoi KPA-së një hetim më të thelluar për dy banesa, atë në Valbonë, si dhe banesën tjetër në Selitë. Kjo, pasi sipas Komisionerit Publik, KPK nuk ka kryer hetim të thelluar dhe se për Dollapajn kanë ardhur ankesa nga publiku pas vendimit për konfirmimin e tij.

Në parashtrimet e tij, Komisioneri Publik tha se shtëpia në Valbonë e deklaruar si shtëpi banimi, sipas denoncuesve është ndërtesë e përshtatur për hoteleri për shkak edhe të zonës turistike ku ndodhet, gjë kjo e cila u hodh poshtë nga prokurori Dollapaj. Ndërsa për banesën në zonën e Selitës e cila është blerë 3.9 milionë lekë, Komisioneri Publik tha se banesa kap vlerën e 5 milionëve, dhe për këtë gjë ka dyshime se çmimi mund të jetë favorizues. Dollapaj, nëpërmjet avokatit të tij Viktor Gumi tha se këtë banesë vëllai i tij e ka blerë tek një shtetas kosovarë, ku ky i fundit e ka ndërtuar në vitet '93 dhe vlera shkon në 2.6 milionë lekë, duke deklaruar se kjo banesë është blerë më shtrenjtë se vlera reale.

Ndërkohë, në dy kriteret e tjera, atë të pastërtisë së figurës dhe anës profesionale, prokurori Dollapaj doli i pastër. Prokurori Dollapaj u transferua në Shkodër në kohën që në krye të organit të akuzës ishte Adriarik Llalla me të cilin pati përplasje. Dollapaj ka pasur në shqyrtim disa nga çështjet më të rëndësishme, si “Banda e Lushnjes”, “Gërdeci” ku kërkoi rrëzimin e vendimeve të Shkallës së Parë dhe burgosjen e të pandehurve, ndërsa tashmë doli jashtë sistemit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edo: 06/04/2020 04:14

    Frika e te zhytyreve, ka bere qe Arben Dollapaj eshte rrezuar nga sistemi i drejtesis ! Sepse, e njohin mire, se nuk do i lejoj te lire, pa i futur ne BURG. Turp ish kolegeve dhe politikes ne Pushtet.... Integriteti i ti, do ta qoj punen e drejtesis deri ne FUND. Do flas vetem KOHA.

    Përgjigju
  • GENTJANI: 17/03/2020 19:54

    Punoj si avokat, dhe e njohe mire sistemin e drejtesise, e them me sinqeritet qe Arben Dollapin, eshte nje njeri super profesjonist dhe i ndershem. Ka hetuar me sukses dhe kuroja ceshtjet me te veshtira. Reforma le te behet se ishte qelbur sistemi, por jo te hiqni zyrtar si ky zoteria qe ka qen model kudo ku eshte emeruar.

    Përgjigju
  • Rroki Balboa: 13/03/2020 08:23

    Ketij shume ja zgjaten

    Përgjigju
  • kostaqi: 12/03/2020 21:11

    eshte kostaq beluri,ne klp,flitet per "shume i ndershem",ec kostaq se di ta dredhedh bukur

    Përgjigju
    • Www: 12/03/2020 23:16

      Kostaqit ti rruash t... ti !

  • Titi: 12/03/2020 19:59

    Eshte vertet nje nga pak figurat e pastra te drejtesise qe ka punuar me shpirt. Shume Profesional e shume I paanshem. Kjo eshte Koha e te ligut.

    Përgjigju
  • Qytetari: 12/03/2020 19:49

    Sapo u zgjodh Genti Ibrahimi Kryetar pritej shpartallimi KLP-se.Nuk priten te mira nga nipi diktatorit Enver Hoxha.

    Përgjigju
  • Tiku: 12/03/2020 19:37

    Turp dhe luks te nxjerresh nga sistemi nje profesionist si Arben Dollapi...Po lejoni te kalojne njerez pa integritet dhe hiqni profesionistet.

    Përgjigju
  • PASHAI: 12/03/2020 19:02

    Vendim i pavend ehe i paaresyetuar.Arben Dollapi ka qene prokuoror me dinjitet dhe integritet, i paperlyer, i palodhur, diskret, titulär i aresyeshem dhe njeri qe ka ndihmuar koleget vetem e vetem qe te kryhej detyra e shtetit. njeri qe ka sakrifikuar veten per punen dhe per shtetin, Ka punuar shumicen e kohes lang families die te afremve die ka lene gjurme e emer te mire ne rrethet ku punoi siPuke, Kukes, Durres,Lushnje Tirane, etj. Ai ju eshte berre barriere ndaluese kulisave politike.Per shkak te punes ka patur privacione ne jeten e vet, dhe tani eshte ne mes te rruges .Turp. Po te kishte synuar justifikim te Pasurive, mund te kishte perdorur njerezit e tij te afert qe ndodhen ne usa qe nga 1992= 1993 . Qe 22 vjec Arbeni ka sherbyer ne rrethet me te largeta te Shqiperise, tehere kur Tirane 0Kukes behej 8 ore udhetim.Ne 1997=1998 perballoi me sukses ceshtjet e bandave te 1997es. Dhe tani na vijne ca komisionere, komisare politike injorante )si kontrolli punetor ne komunizem) qe ta hedhinne rage pa merita ? Personalsiht dua te besoj ne reformen gjyqesore, urjo te behet vertet sepse nevojitet pstjeter. por kete here u mbush kupa.Rasti I Arben Dollapi app Antoneta Sevdari e Gentian oSMANI Jane shembull I keq, ishalla jane te fundit e sdo kete me turpe te tilla te pariparuEshme.

    Përgjigju
  • Mortaje: 12/03/2020 18:00

    KPA eshte me keq se korona virusi Kolere. Po largon intelektuale dhe profesioniste me vlera te pazevendesueshme. Prokuror Dollapaj ka kontribute te pamohueshme ne mbi 25 vite. I vetmi qe i doli kunder Llalles dhe bandave te krimit. Humbje per sistemin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

I burgosuri me karrocë largohet nga burgu i Shën Kollit: Faleminderit Zotit që ia arritëm kësaj dite

I burgosuri me karrocë largohet nga burgu i Shën Kollit: Faleminderit Zotit që ia arritëm kësaj dite