U arrestua pas shkëmbimit të zjarrit me policinë për 2 vrasje/ Jonuzi i shpëtoi hetimit për parcelat me kanabis! Pas vdekjes së babait, e pandehur nëna e tij

U arrestua pas shkëmbimit të zjarrit me policinë për 2 vrasje/ Jonuzi i shpëtoi hetimit për parcelat me kanabis! Pas vdekjes së babait, e pandehur nëna e tij

Xhevahir Jonuzi

TIRANE - Xhevahir Jonuzi, i arrestuar nga forcat RENEA në fshatin Hoshtimë të Vlorës, pasi ishte dënuar në mungesë me 25 vite burgim për vrasje, gjatë kohës që ndodhej në kërkim ka qenë nën hetim për kultivim të lëndëve narkotike në Vlorë. Hetimet ndaj tij më pas janë pushuar në vitin 2019 nga gjykata e Vlorës, ndërkohë të pandehur për kultivimin e një parcele me hashash janë marrë prindërit e e tij. Por për shkak se babai i tij, Abedin Jonuzi, ka ndërruar jetë gjatë fazës së hetimit, çështja ndaj tij  është pushuar. Momentalisht çështja penale për kultivimin e drogës, ka shkuar në gjykatën e Vlorës, ku e pandehur është marrë nëna e Xhevair  Jonuzit, Lejli Jonuzi.

Sipas dosjes së prokurorisë së Vlorës thuhet se shërbimet e policisë Vlorë, mbi bazën e të dhënave të siguruara në rrugë operative, janë njoftuar se në pranë banesës së Lejli Jonuzit në fshatin Hoshtimë, janë kultivuar cannabis sattiva. Në datën 11 maj 2018, është vendosur të kryhet lejimi i përgjimit fotografik, filmik ose me video në vende publike, për Lejli Jonuzin. Është vërejtur se në ambientin e jashtëm të oborrit të banesës në pronësi të Lejli Jonuzit, në një distancë rreth 200-300 metra, janë vënë re 2 burra dhe 1 grua. Policia është futur në territorin e banesës së Lejli Jonuzit, ku në një sipërfaqe toke kanë konstatuar  të kultivuar cannabis sattiva. Në këtë moment, nga parcela ka dalë Lejli Jonuzi. Në një distancën rreth 20 metra nga banesa, policia ka gjetur një rrugë këmbësore dhe pasi janë futur në brendësi, në një vend si tarracë, kanë konstatuar një fidanishte me bimë cannabis sattiva. Mbi tarracë, ndodheshin disa thasë dhe dy bidonë, mbuluar me qese plastike të zezë, ku thasët vinin erë karakteristike si ajo e cannabis sattiva. Pas kontrollit të banesës janë gjetur 2800 fara bime, si ajo e cannabis sattiva, si dhe një sasi kanabis në gjendje të tharë, në peshën 132 kg, 167 kubikë dhe 169 bimë të mbjella cannabis sattiva.

Xhevahir Jonuzi është dënuar në mungesë me 25 vite burg për veprën penale "Vrasje me paramendim". Pas një konflikti, 47-vjeçari në bashkëpunim me një person tjetër kanë vrarë Shezai Belaj dhe Shkëlqim Gurhanaj në vitin 1999.

Xhevahir Jonuzi u arrestua më 18 janar në një opracion të gjerë policor që përfshiu forca të shumta, përfshirë ato RENEA. Gjatë aksionit pranë banesës në fshatin hoshëtimë, ku Xhevahir Jonuzi fshihej, sapo ka konstatuar uniformat blu ai ka qëlluar me armë ndaj policisë, ku mbeti vetë i plagosur në këmbë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni hetimor për Shëndetësinë, PS i përgjigjet Vokshit: S’po pengojmë kërkesat për informacion! Aty je ‘moderatore’, mos na impono opinionet tua

Komisioni hetimor për Shëndetësinë, PS i përgjigjet Vokshit: S’po pengojmë kërkesat për informacion! Aty je ‘moderatore’, mos na impono opinionet tua