U arrestua në Rinas me mësuesin e ekstraduar, pranohet gjykimi i shkurtuar për Selami Simsek! Seanca shtyhet më 27 janar (VIDEO)

TIRANË- Gjykata e Tiranës me gjyqtar Ahmet Metalia, pranoi kërkesën e avoaktit dhe të prokurorisë për gjykim të shkurtuar për shtetasin turk Selami Simsek. Kjo kërkesë është bërë nga pala mbrojtëse e Simsek ndërsa Prokuroria po ashtu ka kërkuar nga gjykata që të merret parasysh gjykimi i shkurtuar për turkun. Tashmë i pandehuri, Simsek në rast dënimi do të përfitojë uljen e 1/3 (një e treta) të dënimit.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se më tej Prokurorja Anila Galaxhi ka kërkuar shtyrjen e seancës për një datë tjetër për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare të pretencës. Edhe kjo kërkesë është pranuar, ndërsa seanca tjetër është shtyrë për në datën 27 janar ora, 10:00.

1578906946_turkunegjykate2001.jpg

Selami Simsek sot para gjykatës

Selami Simsek, u arrestua në Rinas nga autoritetet shqiptare 5 muaj më parë së bashku me mësuesin turk Harun Çelik, ku ky i fundit u dëbua në Turqi pasi kreu dënimin në vendin tonë për falsifikim pasaporte. Sipas prokurorisë, viza për në Kanada ka qenë e falsifikuar, ndërsa pasaporta e tij turke ka qenë në rregull. Simsek pas marrjes në pyetje ka deklaruar në mënyrë të hollësishme në lidhje me gjithë përgatitjen për pajisjen me vizën false. Ai ka thënë se ka paguar 5 mijë euro për këtë vizë. Nga akti i ekspertimit teknik, ka rezultuar se viza është tërësisht e falsifikuar. Në këto kushte ai është arrestuar për veprën penale që kreu, ndërsa provat vërtetojnë se është fajtor.

Simsek njihet si mbështetës i Fetullah Gylen. Ai u ndalua në Rinas teksa kishte prerë një biletë për udhëtim drejt Torontos, ndërsa pasaporta e falsifikuar kishte si afat përfundimtar muajin prill të vitit 2020. Ai dyshohet se ka kërkuar azil politik në Shqipëri, duke ndjekur të njëjtën procedurë si miku i tij i deportuar në Turqi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot