U arrestua pas dëshmive të Artan Tafanit, GJKKO liron nga qelia Klea Gjatën, mikja e Laert Haxhisë

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia Klea Gjatën, miken e Laert Haxhisë, autori i masakrës së Lushnjës. GJKKO vendosi ndaj saj masën "ndalim i daljes jashtë shtetit".

28-vjeçarja u arrestua pas dëshmisë së Artan Tafanit, i cili ka statusin e të penduarit. E reja ndodhet nën hetim për "moskallëzim krimi" dhe "përkrahje e autorit të krimit".

Pasi pendimit të Artan Tafanit, u zbardhën disa krime të kryera nga banda e Laert Haxhisë. Operacioni “Kurrë mos harro” çoi në pranga 12 persona dhe 4 në kërkim. Dosja ndodhet në SPAK, me akuzën se Haxhiu dhe bashkëpunëtorët e tij kanë kryer 18 vepra penale në formën e grupit kriminal. Pjesë e dosjes, janë tri dëshmitë e të penduarit Tafani që fundosi kreun e bandës duke zbuluar se ai ka tentuar të vrasë edhe dy prokuroret që po e hetonin.

Përveç 6 vrasjeve, 5 rasteve të shkatërrimit të pronës me eksploziv, 2 rasteve të vjedhjes me dhunë, 3 rasteve të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, 1 rasti të kanosjes së punonjësve të Policisë dhe dy vrasjeve në Greqi, të cilat sipas tij janë kryer nga grupi i Laert Haxhiut, i penduari zbuloi edhe krime të tjera. Ai tregoi se pas masakrës së Lushnjes më 11 tetor 2017, ku vrau Zamir Latifi e Jurgen Hoxha dhe plagosi Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku, Laert Haxhiu ka synuar të vrasë prokuroret Merita Selimi dhe Doloreza Musabelliu.

Ndërkohë, Laert Haxhiu është duke u gjykuar në mungesë për Masakrën e Lushnjës, ndërsa me burgim të përjetshëm janë dënuar më herët bashkëpunëtorët Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.. Në atë kohë u tha se shënjestra e atentatit dyshohet të ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ndërtesa ku u burgosën martirët e fesë në Durrës po rrënohet

Ndërtesa ku u burgosën martirët e fesë në Durrës po rrënohet