U arrestua pasi i kërkoi favore seksuale studentes, pëson parainfarkt pedagogu nga Elbasani

ELBASAN - Ditën e djeshme, një ditë pas arrestimit nga Policia, pedagogu në Universitetin e Elbasanit, Dritan Himçi, ka pësuar atak kardiak. Shqiptarja.com mëson se pedagogu është shoqëruar me urgjencë për në Spitalin e Elbasanit dhe më tej në QSUT. Burime nga spitali bëjnë të ditur se pedagogu ka kaluar parainfarkt.

Urgjenca ka mbërritur në dhomat e paraburgimit në Elbasan dhe në momentin e parë e kanë pikasur me tensionin 22. Menjeherë ai është transportuar me autoambulancë, ku mësohet se tashmë gjendja është e stabilizuar.

Ai u vu në pranga pas transmetimit të një kamere të fshehtë në emisionin investigativ Stop, teksa i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim që ta kalonte në lëndën e tij, por edhe të ndikonte tek kolegët e tjerë që vajza të kalonte provimet e mbartura.

Policia e Elbasanit arrestoi nw 17 shatorit vëllain e sekretarit të PD në Elbasan, Blendi Himçi,  Denis Himçi, pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Ndalimi i Denis Himçit erdhi pas një videoje të publikuar në media ku ai shfaqej duke kërkuar favore seksuale dhe dhurata një studenteje në mënyrë që ta kalonte në disa lëndëve ku ajo ishte mbetëse. Në videon e publikuar nga “Stop”, pedagogu Denis Himçi shfaqej me një makinë luksoze tip 'Audi', ndërsa tregohet këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata, telefona e masazhe të paguar në qendra estetike në Tiranë.

Pas video-skandalit, Rektorati i Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”  pezulloi nga detyra Denis Himçin, me detyrë personel akademik në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane,

G.M./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ori: 20/09/2019 08:36

    Lereni te vdesi si qeni se asgje nuk ka.Eshte njelloj si rasti i Shkodres ku mjeket un ben pal me keto pkera pedagog dhe fundi dolen gjith te paster dhe vazhdojn punen te qete.Te ikesh nga ky vend sa mw pare eshte shpetimi

    Përgjigju
  • Vicidoli: 19/09/2019 23:24

    Rrnofsh o Säle Se na bane me shale

    Përgjigju
  • kasem dorraci: 19/09/2019 23:20

    Po ketej nga universiteti Vlores do nxirrni ndonje pisllek se keta jane me keq se ky maskarai

    Përgjigju
  • Papi: 19/09/2019 21:48

    Hahaha po pergatit rrugen per shpi Nuk na doli nje i burgosur i sakte por te gjithe me probleme shendetsore

    Përgjigju
  • Juli: 19/09/2019 20:28

    Mos vere me kembe ne universitet se do e djegim

    Përgjigju
  • 0000: 19/09/2019 20:27

    Shkodra ka nje fjale te urte popullore kur don me mallku njeri thuj vetem kaq-TE HYPTE VETJA NE QEF.

    Përgjigju
  • sapa: 19/09/2019 18:37

    E korruptoi edhe doktorin!

    Përgjigju
  • Bela: 19/09/2019 18:14

    Parainfarkt ti binte kur bente pislleqe jo kur e kapen

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 19/09/2019 18:05

    Nuk eshte parainfrakt!! Kur je brenda kater mureve fillon e ngrihet tensioni i gjakut nga emocionet qe nuk i ke provuar asnjehere dhe te behen veshet si petull e te skuqura flake!! Do te marre ndonje arrest ne shtepi....

    Përgjigju
  • prec zogaj: 19/09/2019 17:20

    QEN TE KISHE VDEKUR ME MIRE,,,PIS,,...

    Përgjigju
  • Andi: 19/09/2019 17:02

    Sa paska pagu pedagogue me dal si I semure bravo drejtesise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS