U arrestuan pas përplasjes me policinë polake, lirohen 4 tifozët e kombëtares shqiptare

U arrestuan pas përplasjes me policinë polake, lirohen 4 tifozët e kombëtares shqiptare

Tifozat Kuq e Zi

Katër tifozët e kombëtares shqiptare të arrestuar në Varshavë janë liruar. Lajmin e bën me dije grupimi Kuq e Zi, me ultrasit që u përleshën me policinë polake para fillimit të ndeshjes mes Polonisë dhe Shqipërisë (1-0) të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Duket se tifozët shqiptarë tentuan të fusnin mjete piroteknike në stadium, çka solli edhe përplasjen me policinë, me këta të fundit që shoqëruan katër prej tyre. Pas ndërhyrjes së Ambasadës sonë në Poloni, çështja është zgjidhur dhe tifozët janë lënë të lirë.

"Djemtë tanë u liruan. Falenderim e mirënjohje Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Poloni për reagimin e menjëhershëm dhe mbështetjen e dhënë për lirimin e 4 anëtarëve tanë të arrestuar padrejtësisht në Varshavë", njoftojnë Tifozat Kuq e Zi.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS