U arrestuan si të përfshirë në kultivimin e kanabisit, Apeli rikthen në detyrë shefat e policisë së Himarës! Ndryshon masa e sigurisë për 4 të tjerë (VIDEO)

Këtë të mërkurë, Gjykata e Apelit në Vlorë ka zhvilluar seancën gjyqësore për vlerësimin e masave të sigurisë për 42 personat (5 ende në kërkim) e përfshirë në kultivimin e kanabisit në Himarë.

Trupa gjykuese ka vlerësuar masën e sigurisë për ish shefin e komisariatit të Himarës, Arjan Tasen dhe ish shefin e krimeve, Artur Veshajn. Për ta, Gjykata e Apelit vendosi rrëzimin e masës “detyrim paraqitje” si dhe atë të pezullimit nga detyra, duke i rikthyer ata në pozicionin që ishin në polici.

Gjithashtu trupa gjykuese vendosi për ndryshimin e masës së sigurisë për 4 persona të tjerë, nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Më konkretisht bëhet fjalë për një efektiv policie, David Fakajn, Astrit Gjokajn, Gëzim Kuçin dhe Gilo Novruzajn, ku prokuroria ka marrë në konsideratë prova të reja dhe rrethana lehtësuese të dala gjatë hetimeve në vijim.

Sakaq, prokurori Kleanthi Zeka vlerësoi që të lë në fuqi të pandryshuara për të gjithë personat e tjerë,  për të cilët pavarësisht se mbrojtja  lehtësim nuk ka pasur asnjë ndryshim të rrethanave. 

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit antidrogë të finalizuar në orët e para të mëngjesit të 14 dhjetorit në Vlorë e Tepelenë. Gjatë këtij operacioni u arrestuan dhe disa efektivë policie të cilët janë implikuar në këtë aktivitet kriminal.

“Shqiptarja.com” mësoi se zanafilla e këtij hetimi ka qenë pikërisht kultivimi i një parcele me plot 6790 rrënjë kanabis, parcelë e cila solli reagimin e Ardi Veliut, i cili urdhëroi pezullimin e 12 efektivëve të policisë dhe për 10 punonjës të tjerë u vendos masë disiplinore.

Parcela e zbuluar në fund të muajit shtator 2020, ishte në një teren të sheshtë dhe shumë e dukshme nga syri i njerëzve, pasi ndodhej buzë një rruge, pranë një stani.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meti Tirane: 07/01/2021 08:13

    Si ka mundesi qe u shprehëka Gjykata e Apelit, per rikthimin ne detyre te shefit Komisariatit dhe te Krimeve te Himarës, te cilet u pezulluan ne muajn dhjetore per lejimin e kultivimit te nje parcele me mbi 7000 rrenje bime narkotike, kure asnje Gjykate ne Shqiperi nuk eshte shprehur per kthimin ne pune te qinda drejtuesve te rrolit larte e te mesem te cilet kane qene shembull ne pune por jane larguar padrejtesishte pase ndrrimit te pushtetit....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve