U bë baba për herë të tretë në çadër, qytetari i ankohet PD-së: Më dëmshpërblyen po nuk mjafton (VIDEO)

Përfaqësuesi i Partisë demokratike Belind Këlliçi ishte në banesën e Eduart Hysës në Kurbin, shtëpia e të cilit gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar pësoi dëme të shumta. Ndonëse ende e pariparuar, Eduarti ka vendosur të jetojë në banesë. Ai pranon se është dëmshpërblyer për banesën, por sipas banorit të Shpërdhetit në Kurbin, shuma është e pamjaftueshme për të riparuar banesën.

Këlliçi bashkëbisedim me qytetarin:

Këlliçi: Po ndonjë ndihmë, ndonjë mbështetje, ndonjë financim nga shteti, ke marrë?

Qytetari: Asnjë lloj gjëje!

Këlliçi: Bonus qeraje, mbështetje financiare?

Qytetari: As bonus qiraje, asnjë gjë!

Këlliçi: Me aq lekë (fjala është për paratë që përfiton për riparim nga vlerësimi DS2) çfarë mund të bësh ti në shtëpi?

Qytetari: Asnjë gjë!

Belindi: Sa fëmijë ke?

Qytetari: 3 fëmijë! Më të madhin 9 vjeç, më të voglin 6 muajsh.

Këlliçi: 6 muajsh?!

Qytetari: 6 muajsh!

Belindi: Fëmija ka lindur ne çadër?

Qytetari: Në çadër, ne çadër!

Këlliçi: Edhe vetëm para 4 ditësh keni dalë nga çadra?

Qytetari: Po!

Belindi: Të ardhura financiare, çfarë keni?

Qytetari: Unë jam invalid. Marr një  kemp nga 100 mijë lekë (të vjetra).

Belindi: Vetë i gjashtë?

Qytetari; Vetë i gjashtë!

Belindi: Asnjë mbështetje nga shteti tjetër?

Qytetari: Jo! Të vijnë ta vlerësojnë, ta rishikojnë! Mos të na lënë këtu që te na zënë këto gërmadha brenda!

Partia Demokratike ka akuzuar edhe më herët qeverinë, e cila sipas saj nuk ka vlerësuar si duhet dëmet që qytetarët pësuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas selisë blu, qeveria i ka braktisur ata të cilët mbetën pa shtëpi dhe prej gati një viti jetojnë  në çadra.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MERHUMI: 07/09/2020 11:29

    O merhum fshatar në radh të par duhet të punosh pa pushim o merhum pastaj ku ankohesh ti te ujku o i mbaruar. Po a e di ti se ça partie është pd partia e sy peshkaqenit e jamarbërbajga mllmuti që jan bër miljarder me lekët e kti populli e ti i ankohesh hajdutve pty rac debilash.

    Përgjigju
  • Iris: 07/09/2020 02:15

    Nuk mendoj qe shtepia ka dem te madh ,do vetem suvatim,boje,perforcim te kolonave anesore me beton dhe patjeter nje cati te re e tavan te izoluar qe te mos fuse lageshtiren,por shqipot e kane zakon te ankohen, edhe ti mbash ne kurriz thone- u lodha.E sa per kempin,paske gjetur mik te forte,se mua me dukesh I shendetshem ne trup, e me faqet roze.

    Përgjigju
  • Demokrati: 06/09/2020 13:30

    Kerriçi apo Kelliçi,se ky perfaqesuesi i PD nuk ka as turp as cipe ,ore Kelliç a ke ne sy ne balle apo jo se truri te ka ikur me kohe po kryetari i juaj si Lul ( hollandisht perkthehet kar ) pse nuk i jep perkohesisht nje nga ato shtepite qe ka blere para pak ditesh. Ju te PD U TELENDISET NGA TE GJITHA ,KETE RRADHE AS 10% TE VOTAVE NUK DO TE MERRNI .NE Ç'DO SHKRIM NJE MASHTRIM .

    Përgjigju
  • Eri: 06/09/2020 12:21

    Zoti Eduard shko andoju te Edi Rama qe eshte kryeministri I vendit jo te krriçat e PDse .

    Përgjigju
  • Beni: 06/09/2020 11:52

    90% e fukarenjve jane invalid, por vetem nga krahet se nga anet e tjera nga ..., poshte 3 kalamajve nuk bien

    Përgjigju
    • Liria: 06/09/2020 17:13

      Thu ti ket fut i tengel edhe Belindit se edhe ktij i han bytha shum

  • Tahir Tarfyci: 06/09/2020 11:51

    Hallall shoku ke gjet ku te qahesh. Po ky derdimeni te dha ndonje premtim te majm se keto japin mjaft????????????? Ty or shok te mbajt e jotja se sa per keta as ne vitin 2040 ske me bere gje. Po sot mbas 10 muajsh si nuk doli nje pis politikani e te thot kaq e aq shtepi i bej un. Po vetem dalin e tallin menderen me fukarenjt. Shpresa ne zot shoku se edhe un qe po shkruaj sì ti jam. O i ben CUBI i gjat ose sdo bej gje kush. Sa per legenat e shqupit dhe leshi i ijes vetem genjeshtra kan dhe vetem te nxijn din.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

23 Prilli, Dita Botërore e Librit

23 Prilli, Dita Botërore e Librit