U bë personazh pak ditë më parë pasi solli në jetë fëmijën e 8, por cila është jeta e Rozina Kurtit?

Pak ditë më parë rasti i Rozina Kurtit nga fshati “Drita” në Njësinë Administrative Baz në Bashkinë e Matit, mori vëmendjen e të gjithëve pasi u dërgua me helikopter drejt Tiranës për të lindur fëmijën e saj të tetë.

Por cila është jeta e familjes së Rozinës, e cila tashmë numëron 11 anëtarë? Report Tv ishte pranë kësaj familjeje, e cila jeton në fshatin “Drita”. Rozina ishte kthyer bashkë me djalin e sapoardhur në jetë. Vetë ajo falenderon të gjithë ata që mundësuan që fëmija të lindte mirë. Por kushtet për të jetuar, 41 vjeçarja thonë se nuk i ka, madje ajo shton se tre ditë para se të lindte djalin, kishte shkuar të merrte dru me shpinë.

Tre ditë para se të lindja kam qenë për dru sepse nuk kisha dru për kalamajtë. Erdhën më morën me helikopter e më cuan në spital, infermierja më doli tek rruga. Ishte duke rënë borë, më cuan për në Tiranë. Jam ngushtë, sikurse e shihni vetë i 11, këtu jam. 

Rozina Kurti

Burri i Rozinës nuk ndodhej në shtëpi, pasi kishte dalë për të prerë ndonjë dru për të siguruar bukën e gojës. Ndërsa vjehrra e saj Lirie Kurti, apelon për ndihmë pasi familja e saj tashmë prej 11 anëtarësh nuk mund ta përballojë jetesën. Ata jetojnë në një dhomë të vetme e cila nuk është më shumë se 16 metra katror. Pamjet flasin vetë, ndërsa fëmijëve iu duhet të përballen edhe me acarin e ditëve të fundit që ka mbërthyer vendin.

Jetojmë në këtë dhomë, vetëm këtë dhomë kemi, falemners këtij shteti dhe të gjithëve se na kanë ndihmu me lind në Tironë, se ne nuk kemi terezi, nuk kemi të ardhura kurrkund. 

Lirie Kurti, vjehrra e Rozinës

Skamja në familjen Kurti të fshatit “Drita” është ulur këmbëkryq, ndërsa tashmë i është shtuar një pjestar i ri i cili ka nevojë të ketë kushte më të mira, pasi aktualisht ata jetojnë në një ambient i cili është tërësisht i rrënuar. Ndërsa 8 fëmijët e saj janë thuajse të zbathur dhe po përballen me këto ditë të ftohta dimri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirditori: 17/01/2019 15:25

    Ju qe flisni per (condom) n'rradhe te pare shkruhet KLLUF por jo KLLUF si puna jote, kurse ti qe flet per planifikim familjar, jan shume kurioz ta di nga sa kalamaj keni apo akoma s'jeni martu se keni frike me ndertu familje se nuk jua mban KLLUFI. I lumte atij qifti qe kane ba 8 kalamaj e jua rrit'te Zoti shnosh e mir.

    Përgjigju
  • Moni: 17/01/2019 12:31

    E pare me syrin individual mendon: kur ske buke dhe shtepi, pse pjell si minjte. Por e pare me syrin e shtetit, them se duhen inkurajuar ata qe kane guximin ( edhe pse prej budallai) qe te bejne akoma 8 femije. Shqiperia po plaket, ne pjesen derrmuese ciftet nuk bejne me teper se 2 femije. Ka plot cifte qe rrine me 1 femije. Shteti duhet te mendoje me urgjence zgjidhje. Njsma per shperblimin e lindjes eshte nje fillim i mbare, por duhet thelluar me tej. Duhen vendosur ndihma mujore, progresive ne baze te numrit te femijeve, te pakten per familjet me 3 femije e siper. Sigurisht qe te paret qe do joshen do jene hajvanet si keta te artikullit. Pune e madhe! Pas 15-20 vitesh ama do kete akoma shqiptare, se keshtu si e kemi nisur do perfundojme 1 milion ne 2050.

    Përgjigju
  • Sazani: 17/01/2019 07:05

    Kush eshte ky gomar qe ben 8 femije pa pas buke ne shtepi?!

    Përgjigju
  • Andis: 17/01/2019 01:08

    Ne fillim duhet ti mesojne kesaj zonjes per planifikimin familjar, cfare eshte condom ose prezervativi,si vendoset dhe pyetja fundit eshte kur e gjejne kohen dhe vendin per seks kur kane aq shume femije.

    Përgjigju
  • Artemisa: 16/01/2019 21:49

    Ju lumte qe keni bere kroniken per kete familje. Shteti duhet ti ndertoi nje shtepi, mundesisht ti sjelle ne tirane. Te hane, vishem dhe shkollohen femijet. Te hapet dhe nje llogari bankare, te kontribuojne gjithe shqiptaret qe kane mundesi per ti ndihmuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Bandat e Lushnjes, Softa: Laert Haxhiu akuzohet për vrasje që 18 vjeç! Gazetarja: Saga nuk ka përfunduar

'Studio Live'/ Bandat e Lushnjes, Softa: Laert Haxhiu akuzohet për vrasje që 18 vjeç! Gazetarja: Saga nuk ka përfunduar