'U bëra me tension vetëm nga stresi që më shkakton lartëmadhnia'...Fermeri: Nuk mund të kujdesem për bletët (VIDEO)

SARANDË - Një fermer në Sarandë nuk po mundet të shkojë të kujdeset për bletët që ka në mal për shkak se ende nuk ka marrë një autorizim nga policia. Ai thotë se ka përfunduar në spital me tension të lartë vetëm nga stresi që i është shkaktuar nga kjo situatë.

"Bletët janë në pikun e punës kam vajtur 7 herë në polici kam bërë aplikime, i hedhin në kosh të plehrave. Fillimisht thanë do qarkullosh, pastaj bllokuan rrugën më thanë apliko, e nuk më dhanë përgjigje. Tani jam në spital se e kam tensionin e lartë, piva një dopio dozë ilaçi, e kam vetëm nga stresi që më shkakton lartëmadhnia", thotë bletërritësi.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nga e hëna duhet leje për të dalë nga shtëpia, a është ky një vendim i duhur i qeverisë?

Komento

Komente

  • Niku: 25/03/2020 21:14

    Vure mire masken xhaxha, se te hyn virusi nga hundet ashtu. Mbuloje hunden. Mos harro te lash edhe duart.

    Përgjigju
  • Shaban: 25/03/2020 14:31

    Mos pi dopjo se te ze. Pije me teke.

    Përgjigju
  • dulja: 25/03/2020 12:04

    po ate mjaltin zotri si e bene me ile a po pa ile dukeshe qe je kote

    Përgjigju
  • Ema: 25/03/2020 10:58

    Stresi te kapi ty apo zhepin se nuk shet dot

    Përgjigju
  • Tutu: 25/03/2020 10:07

    Ec mor burre se ju bletrritesve u kap stresi vetem per cmimin e sheqerit... se mjalt nuk shisni ndonjehere...

    Përgjigju