U dha me koncesion për të ndërtuar një qytezë të re, përfshihet nga flakët zona e Limionit në Sarandë

SARANDË- Zjarr i përmasave të mëdha në zonën e Limionit. Kjo zonë është dhënë me koncension dhe është projektuar për t'u ndërtuar si një qytezë e re, por mbrëmjen e kësaj të premte ajo është përfshirë nga flakët për motive që ende nuk dihen.

Siç shihet në fotot që Report Tv sjell, flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi duke "gllabëruar" një pjesë të mirë të kësaj sipërfaqeje. Për fikjen e tij kanë punuar 2 mjete zjarrfikëse, disa punonjës të repartit të Zjarrfikëseve dhe forca të Marinës.

Zjarri, që ende nuk dihen arsyet e rënies së tij,  është aktivizuar fillimisht në një zonë me shkurre në kepin e Limionit.

Puna për shuarjen e tij  ishte e vështirë si pasojë e terrenit të vështirë dhe errësirës. Gjatë kësaj beteje për fikjen e flakëve të zjarrit, është plagosur edhe 1 efektiv i Marinës.
Ai është transportuar drejt spitalit të Sarandës për të, marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

U urdhërua dhe largimi i varkave të peshkimit nga Gjiri i Limionit dhe banorët u njoftuan të jetë në gatishmëri, pasi flakët e zjarrit mund të rrezikonin edhe banesat.

Gjithashtu u rrezikua edhe baza detare dhe ndërtesat e repartit ushtarak në Limion. Flaket arritën të shuheshin pas 3 orësh.
1596259515_sarande.jpg

1596222449_zjrri.jpg

1596222478_zjarriii.jpg

Foto nga zjarri në zonën e Limionit në Sarandë

B.K./d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A i ka përmbushur pritshmëritë tuaja SPAK?

Komento

Komente

  • Sarande: 01/08/2020 17:15

    zjarr i qellimshem i vene nga njerezit e dy oligarkeve qe kane marre koncesionarin. Kishin disa kohe qe pergatiteshin per kete veprim

    Përgjigju
    • Kadri: 02/08/2020 04:09

      Pysni Gramoz Rucin dhe Ramen se ata e pelqejne zjarrin parizan.

  • Besi: 01/08/2020 15:01

    Thjesht babzia e mafias per te betonizuar bregdetin me bekimin e Rames

    Përgjigju
  • Eno: 01/08/2020 13:11

    I kan prish pune pemet, i dogjen, tashi le ta betonizojne komplet.

    Përgjigju
    • Klejs: 01/08/2020 13:25

      Kur ta kuptojne qelbesirat e pangopura qe turistet vijne per Qetesi natyre, gjelberim nuk do kete mbetur asnje fije bari ne atdhe.



×

Lajmi i fundit

John

Dy fjalë për injorantët që e shohin Ramën si 'perandor'