U dorëzua pasi vrau shokun, zbardhet dëshmia e dibranit: Do sqaroheshim, por më shau nga nëna, jam penduar!

"Do sqaroheshim, por më shau nga nëna dhe motra prandaj e vrava". Kështu ka deklaruar 29-vjeçari Noel Dishi pas vrasjes së shokut Vilson Tafçiu mbrëmjen e së hënës të zonën e Astirit në Tiranë. Gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra ka zbardhur dëshminë e të riut dibran para grupit hetimor pas dorëzimit në policinë e Tiranës mbrëmjen e djeshme. Dishi është shprehur se njohja mes tyre ishte e hershme, duke e cilësuar si njeri të familjes, por zënka kishte nisur që në Francë. Pas deportimit të Tafçiut në Shqipëri, të dy, thotë më tej Dishi, e kishin lënë për t'u sqaruar ditën e hënë, por situata agravoi në debate dhe përfundoi me vrasje.

"E vrava, pasi kemi pasur konflikte. Para 2 javësh u ktheva nga Franca, pasi deportuan Vilsonin. Në Francë kemi qëndruar dhe kemi punuar bashkë, por që atje kemi pasur konflikte. Të hënën e lamë për t'u takuar, për t'u sqaruar, e kërkova unë. Më tha ku ishte, shkova ta takoja , por u zumë, pasi më shau dhe më ofendoi, nga motra dhe nga nëna. Nuk doja ta vrisja por për shkak të marrëdhënies që kemi pasur familjare u ndjeva i ofenduar. Jam penduar për vrasjen që kreva, pasi Vilsoni ishte si njeri i familjes sonë" është shprehur autori  Noel Dishi.

Autori Noel Dishi njihej edhe me dy emra të tjerë Noel Kolaveri dhe Miklovan Prifti. Ndërsa viktima Vilson Tafçiu i cili njihej edhe me mbiemrin Noka, ishte arrestuar në Francë për trafik droge në mars të vitit 2018, ku kishte qëndruar në paraburgim për 8 muaj dhe më pas ishte deportuar drejt vendit tonë në nëntor të vitit të 2018. Ai jetonte në Dibër bashkë me familjen ndërsa kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen, pak ditë para ngjarjes.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cmenduri: 25/01/2020 10:58

    Marrezi... eshte paleze qe eshte e paramenduar,... erdhi para dy javesh nga franca, takon shokun per tu sqaruar e merr armen me vete... pervecse kriminel i pameshir edhe parazit frikacak... sa turp... uroj te kalbet ne burg deri sa te ket jete...

    Përgjigju
  • Kafsha: 25/01/2020 08:31

    Pu pu pu njerez te eger shpellash, po si ore e vret tjetrin pse te shau? Hahahahaha pu pu pu c bajga primitive mban kjo dynja!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi kritika në Komitetin Drejtues të PL-së: Ndryshimet në statut u paraqitën dy orë para mbledhjes

Kryemadhi kritika në Komitetin Drejtues të PL-së: Ndryshimet në statut u paraqitën dy orë para mbledhjes